Në datën 13 janar 2022 në mjediset e Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë u zhvillua një leksion i hapur me temë “Media Literacy në Universitete”, organizuar nga Instituti Shqiptar i Medias me studentë e pedagogë të Universitetit “Fan S. Noli”. Takimin e përshëndeti zëvendësrektorja për shkencën dhe projektet, dr. Benita Stavre, e cila tha se të gjithë kemi nevojë të kuptojmë rolin e vërtetë të medias dhe se si ne, si qytetarë, duhet ta “lexojmë” median. Më pas, pedagogu i gazetarisë në Universitetin e Tiranës, Rrapo Zguri mbajti leksionin e hapur, i cili ishte më tepër në formën e një diskutimi me të pranishmit, ku u trajtua termi Media Literacy që ka të bëjë pikërisht me edukimin mediatik, mënyra se si merret dhe përzgjidhet infomacioni sot nga të rinjtë, roli i meidas sociale, fake news etj. Z. Agim Doksani, koordinator i Institutit Shqiptar të Medias, tha se qëllimi i këtij leksioni me studentët e Universitetit “Fan S. Noli” është që, në fluksin e madh të informacionit që qarkullon në ditët e sotme, të rinjtë të mund të orientohen drejt informacionit të vërtetë dhe të saktë duke i kuptuar mediat në mënyrën e duhur. Takimi ishte mjaft interaktiv, ku të pranishmit bënë pyetje, dhanë mendime dhe diskutuan në lidhje me çështjet e mësipërme.
“MEDIA LITERACY NË UNIVERSITETE”-LEKSION I HAPUR I INSTITUTIT SHQIPTAR TË MEDIAS ME STUDENTË E PEDAGOGË TË UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI”
Previous Post
PRAKTIKA PROFESIONALE DHE PUNËSIM DO TË OFROHEN PËR STUDENTËT NË KUADËR TË BASHKËPUNIMIT MIDIS UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI” DHE INSTITUCIONIT FINANCIAR NOA SH. A., KORÇË
Next Post
NË DITËN E PËRKUJTIMIT TË GJENOCIDIT NDAJ SHQIPTARËVE NË KOSOVË, STUDENTËT E PROGRAMIT TË STUDIMIT “HISTORI-GJEOGRAFI” TË UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI” IU PËRGJIGJËN THIRRJES PËR SOLIDARITET