AKKSHI – Projekte Kombëtare të Kërkimit dhe të Zhvillimit (PKKZH) 2026
Drejtues i projektit: Dr. Zhinzela Qyli
Departamenti i Infermierisë , Fakulteti i Shkencave të Natyrës dhe Humane
Kohëzgjatja e projektit: 24 muaj
Përshkrimi i projektit:
Qëllimi i këtij projekti është të vlerësojë statusin e vaksinimit dhe profilin serologjik ndaj hepatitit B tek punonjësit e shëndetësisë.
Objektivat e projektit:
- Hartimi i pyetësorëve për mbledhjen e të dhënave demografike, profesionale dhe historikut të vaksinimit nga punonjësit e shëndetësisë që do të testohen.
- Mbledhja sistematike e të dhënave dhe mostrave biologjike nga punonjësit e shëndetësisë.
- Vlerësimi laboratorik i statusit të HBV përmes testeve serologjike (HBsAg, Anti-HBs dhe Anti-HBc).
- Përcaktimi i prevalencës dhe analizimi i lidhjes se statusit serologjik me faktorët demografikë/profesionalë/historikut të vaksinimit.
- Identifikimi i punonjësve të shëndetësisë që kanë nevojë për rivaksinim ose monitorim serologjik.
- Diseminimi i gjetjeve tek komuniteti profesional.
- Shpërndarja ndërkombëtare e rezultateve.

