AKKSHI- Projekte Kombëtare të Kërkimit dhe të Zhvillimit (PKKZH) 2025
Drejtues i projektit: Prof.as.dr. Adrian Maho
Departamenti i Agronomisë & Departamenti Agroushqimit
Fakulteti i Bujqësisë
Kohëzgjatja e projektit: 15 muaj
Përshkrimi i projektit:
Projekti ka si qëllim vlerësimin e cilësive fiziko-kimike dhe biologjike të ujerave qe përdoren për ujitjen e kulturave bujqësore ne fushën e Devollit.
Objektivat e projektit:
- Vlerësimi i gjendjes reale të cilësisë se ujërave qe përdoren për ujitjen e kulturave bujqësore ne fushën e Devollit.
- Ballafaqimi i treguesve se cilësisë se ujërave qe përdoren për ujitjen e kulturave bujqësore ne fushën e Devollit me standartet e Rregullores se BE-së 2020/741
- Rekomandime shkencore bazuar ne analizat e projektit ne lidhje me përdorimin e ujit për ujitjen e kulturave bujqësore.
- Implementimi e Rregullores se BE-së 2020/741 si nevoja për të garantuar produkte te sigurta per konsumatorin. Qarkullim dhe tregti e lirë të produkteve agroushqimore në të gjithë vendin dhe ne Bashkimin Evropian.
- Rekomandime shkencore bazuar ne analizat e projektit ne lidhje minimizimin e ndikimit negativ te aktiviteti njerëzor ne ndotjen e ujërave dhe mjedisit.

