Në datën 11 maj 2026 Rektori i Universitetit “Fan S. Noli”, prof. dr. Lorenc Ekonomi priti në një takim të veçantë përfaqësues të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë; akad. prof. dr. Anila Hoda, sekretare shkencore e kësaj akademie; akad. prof. dr. Valter Memisha dhe prof. dr. Anila Kananaj, të cilët në emër të kryetarit të Akademisë, akad. Skënder Gjinushit i përcollën Rektorit përshëndetjet dhe falënderimet e tij në kuadër të organizimit të veprimtarisë së përbashkët promovuese kushtuar hartimit dhe publikimit të “Fjalorit të Madh të Gjuhës Shqipe”, ku për arsy pune nuk mundi të ishte i pranishëm.
Në takimin e zhvilluar në mjediset e Rektoratit ishte i pranishëm edhe prof. dr. Ali Jashari, i cili është edhe hartues dhe redaktor në këtë vepër madhore të leksikografisë shqiptare.
Në qendër të bisedës ishte bashkëpunimi i deritanishëm dhe angazhimi në projekte të përbashkëta midis dy institucioneve dhe zgjerimi i këtij bashkëpunimi me të tjera veprimtari të pëbashkëta po kaq të suksesshme.









