BASHKËPUNIMI-DEPARTAMENTI I GJUHËVE TË HUAJA DHE ALEANCA FRANCEZE, KORÇË TAKIM LETRAR NË KUADËR TË PRANVERËS FRANKOFONE

Në datën 12 mars 2025 në mjediset e Universitetit “Fan S. Noli” në kuadër të pranverës frankofone u zhvillua një takim letrar me shkrimtarin e njohur kanadez Jean-François Sénéchal.

Kjo veprimtari bëri bashë lexues, studentë të gjuhës frënge dhe nxënës të seksionit dygjuhësh, mësues të gjuhës frënge dhe të letërsisë për të diskutuar mbi krijimtarinë e tij dhe temat e rëndësishme që trajton romani i tij, “Bulevard” i përkthyer së fundmi nga pedagogia e gjuhës frënge, dr. Fabiola Kadi.

Të pranishmit u përshëndetën nga Atasheu për gjuhën frënge pranë ambasadës së Francës në Shqipëri, znj. Amélie Lombardini dhe nga dekania e Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë, prof. as. dr. Jonela Spaho.

Gjatë takimit, autori Sénéchal ndau me publikun përvojën e tij si shkrimtar, procesin krijues dhe frymëzimin për librat e tij. Diskutimi u përqendrua veçanërisht te mesazhet që përcjell romani, ku autori trajton çështje sociale dhe psikologjike me një ndjeshmëri të veçantë. Pjesëmarrësit patën mundësinë të bëjnë pyetje dhe të shkëmbejnë mendime me autorin, duke thelluar kështu njohuritë e tyre mbi letërsinë bashkëkohore frankofone.

Sénéchal theksoi rëndësinë e letërsisë si një mjet për të kuptuar botën dhe për të reflektuar mbi përvojat njerëzore.

Takimi u mbyll me një atmosferë të ngrohtë dhe frymëzuese, ku pjesëmarrësit shprehën mirënjohjen për mundësinë e këtij dialogu me një autor kaq të angazhuar dhe të talentuar. Ky event shërbeu si një nxitje për të rinjtë që të vazhdojnë të lexojnë dhe të eksplorojnë letërsinë si një formë e fuqishme e shprehjes dhe reflektimit.

Veprimtari të tilla vijojnë të forcojnë bashkëpunimin mes Aleancës Franceze të Korçës dhe departamentit të Gjuhëve të Huaja UNIKO.

Previous Post
PREZENCA E MAGNEZIT NË LIQENET E LUKOVËS DHE LIDHJA E TYRE ME VLERAT SHËNDETËSORE ISHTE GJETJE E STUDIMIT NË KUADËR TË PROJEKTIT “BURIMET UJORE NË RAJONIN E KORÇËS: VLERAT MJEDISORE, TURISTIKE DHE SHËNDETËSORE”
Next Post
BASHKËPUNIMI NDËRINSTITUCIONAL, KONKRETIZIMI DHE ZGJERIMI I TIJ ISHIN NË FOKUS TË TAKIMIT QË SEKTORI I KARRIERËS DHE ALUMNIT ZHVILLOI ME DREJTUESIN E KOMPANISË “FIX PRO”

Accesibility Adjustments

Choose the right accessibility profile for you
OFF ON
Highlight Links Highlights all the links on the site!
OFF ON
Pause Animations Animations will be paused on the site!
OFF ON
Dyslexia Font Dyslexia Font will be applied on the site!
OFF ON
Hide Images All images will be hidden on the site!
Choose the right accessibility profile for you
Adjust Font Sizing
Default
High Saturation
High Contrast
Light Contrast
Dark Contrast
Adjust Letter Spacing
Default
Adjust Line Height
Default
Speak Mode
Align Center
Align Left
Align Right