PREZENCA E MAGNEZIT NË LIQENET E LUKOVËS DHE LIDHJA E TYRE ME VLERAT SHËNDETËSORE ISHTE GJETJE E STUDIMIT NË KUADËR TË PROJEKTIT “BURIMET UJORE NË RAJONIN E KORÇËS: VLERAT MJEDISORE, TURISTIKE DHE SHËNDETËSORE”

Në datën 11 mars 2025 qyteti i Pogradecit ishte ndalesa e radhës e grupit kërkimor të projektit “Burimet ujore në rajonin e Korçës: vlerat mjedisore, turistike dhe shëndetësore” të financuar nga AKKSHI dhe të zbatuar nga Universiteti “Fan S. Noli” në partneritet me shoqatën “Korça Alpin”.

Grupi kërkimor prezantoi para një audience me specialistë, mësues, qytetarë e studentë rezultatet e Liqeneve Akullnajorë të Lukovës, Burimet e Drilonit dhe Liqenittë Pogradecit!

Veç referencave bibliografike, kërkimi u fokusua në mbledhjen e të dhënave në terren, si: kampionet e ujit dhe analizat laboratorike të tyre, konstatimi i vlerave mjedisore, ndërhyrja e njeriut dhe përshkrimi i potencialit turistike, si dhe pyetësorë e intervista në komunitet.

Përmbajtja me magnez e Liqeneve të Lukovës dhe lidhja e tyre me vlerat shëndetësore ishte gjetje e këtij studimi. Të dhënat laboratorike, shëndetësore e mjedisore tregojnë për një vlerë të jashtëzakonshme, por edhe për kujdes në përdorimin e tyre. Krahas bukurisë në dukje, vlera qëndron në atë ç`ka vetë këto burime mbartin dhe ekosistemi përreth tyre.

Takimi vazhdoi me diskutime e sugjerime nga të pranishmi.

Në një moment të dytë rezultatet do të prezantohen dhe botohen për një publik më të gjerë nga Universiteti “Fan S. Noli”.

Previous Post
UNIVERSITETI “FAN S. NOLI” VIJON TË MBËSHTETË STUDENTËT E TIJ NË RRUGËN E NDËRKOMBËTARIZIMIT DHE ZHVILLIMIT PROFESIONAL
Next Post
BASHKËPUNIMI-DEPARTAMENTI I GJUHËVE TË HUAJA DHE ALEANCA FRANCEZE, KORÇË TAKIM LETRAR NË KUADËR TË PRANVERËS FRANKOFONE