TAKIMET ME STAFIN DHE DISA ORË TË HAPURA ME STUDENTËT ISHIN PJESË E AXHENDËS SË STAFIT AKADEMIK NGA UNIVERSITETI JUGPERËNDIMOR “NEOFIT RILSKI”, BLAGOEVGRAD, BULLGARI, I CILI VIZITOI UNIKO NË KUADËR TË PROGRAMIT ERASMUS +

6 profesorë nga Fakulteti i Shëndetit Publik, Kujdesit Shëndetësor dhe Sportit, Universiteti Jugperëndimor “Neofit Rilski”, Blagoevgrad, Bullgari vizitiuan Universitetin “Fan S. Noli” në kuadër të programit Erasmus +.

Asoc. prof. phd. Miglena Simonska, dekane e Fakultetit të Shëndetit Publik, Kujdesit Shëndetësor dhe Sportit dhe drejtuese e Departamentit të Kinesiterapisë; asoc. prof. phd. Mariela Filipova, zëvendësdekane e Fakultetit të Shëndetit Publik, Shëndetësisë dhe Sportit;

asoc. prof. phd Daniela Lekina, përgjegjëse e departamentit të Sportit; asoc.  prof. phd Dimitar Tomov, lector; asoc.  prof. phd. M.D. Ekaterina Mitova, lektor dhe asistent. prof, phd Anton Mançev, lektor përgjatë një jave në UNIKO zhvilluan takime me stafin dhe orë të hapura mësimore në departamentet e Infermierisë dhe departamentin e Edukimit.

Në këto orë të hapura stafi akademik nga Universiteit Jugperëndimor “Neofit Rilski”, Blagoevgrad, Bullgari së bashku me kolegët e UNIKO ndërthurën metoda të mësimdhënies, duke u krijuar mundësinë studentëve të bëhen pjesë e leksioneve të zhvilluara në auditor dhe të praktikës në terren.

Konkretisht studentët e departamentit të Infermierisë u bënë pjesë e leksionit, ku u trajtuan tema mbi terapitë okupacionale dhe logopedike, ndërsa studentët e programit të studimit Edukimit Fizik dhe Sporteve morën pjesë në leksione të hapura në disiplinat gjimnastikë dhe atletikë.

Postimi i Mëparshëm
“80 VJET ARSIM NË GJUHËN AMTARE MAQEDONASE NË SHQIPËRI” KONFERENCË SHKENCORE E BASHKORGANIZUAR NGA UNIVERSITETI “FAN S. NOLI” ME SHOQATËN MAQEDONASE “SONCE” DHE ME RRJETIN PËR PROMOVIMIN E DIVERSITETIT LINGUISTIK, BRUKSEL
Postimi Pasues
ISH-STUDENTJA E FAKULTETIT TË EDUKIMIT DHE FILOLOGJISË, SUELA ARMATA CENOLLI PËRUROI NË UNIVERSITETIN “FAN S. NOLI” LIBRIN E SAJ “SHITËSJA E ËMBËLSIRAVE”