“80 VJET ARSIM NË GJUHËN AMTARE MAQEDONASE NË SHQIPËRI” KONFERENCË SHKENCORE E BASHKORGANIZUAR NGA UNIVERSITETI “FAN S. NOLI” ME SHOQATËN MAQEDONASE “SONCE” DHE ME RRJETIN PËR PROMOVIMIN E DIVERSITETIT LINGUISTIK, BRUKSEL

Në datën 19 dhjetor 2024 në Universitetin “Fan S. Noli” zhvilloi punimet konferenca shkencore “80 Vjet Arsim në Gjuhën Amtare Maqedonase në Shqipëri”, e cila erdhi si një bashkorganizim i Universitetit “Fan S. Noli” me Shoqatën Maqedonase “SONCE” dhe me Rrjetin për Promovimin e Diversitetit Linguistik, Bruksel.

Seancën plenare e hapi përgjegjësi i departamentit të Gjuhës dhe Letërsisë, prof. as. dr. Eris Rusi, ndërsa më pas përshëndetën të pranishmit rektori, prof. dr. Lorenc Ekonomi, prof. as. dr. Jonela Spaho dekan i FEF, Kryetari i Këshillit të Qarkut, Korçë, z. Erion Nexhipi, si dhe zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Tregtisë i Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Zoran Dimitrovski.

Gjithashtu, përshëndeti të pranishmit edhe z. Vasil Steriovski, i cili referoi edhe temën kryesore në këtë seancë plenare “Sfidat e mësimit të gjuhës amtare maqedonase në Shqipëri 1944-2024″.

Konferenca shkencore i vijoi punimet me paraqitjen e rreth 16 referimeve të përgatitura nga akademikë, mësues e studiues nga të dy vendet.

Temat e trajtuara sollën studime të ndryshme në lidhje me mësuesit maqedonas në Shqipëri në vitet 1944-1948, kontributin e Sterjo Spasses në redaktimin e teksteve në gjuhën shqipe dhe maqedonase, refleksione në përvjetorin e 80-të për mësimin e gjuhës maqedonase në Shqipëri, lidhja midis letërsisë shqipe dhe asaj maqedonase, promovimi dhe ruajtja e gjuhës maqedonase dhe identitetit kulturor te maqedonasit etnikë në Shqipëri etj.

Previous Post
ZGJERIMI I BASHKËPUNIMIT MIDIS UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI” DHE UNIVERSITETEVE TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT, SI DHE PROGRAMI I STUDIMIT “GJUHË-LETËRSI SHQIPE DHE GJUHË PAKICASH” NË FAKULTETIN E EDUKIMIT DHE FILOLOGJISË ISHIN TEMAT E DISKUTUARA GJATË NJË TAKIMI QË REKTORI ZHVILLOI ME ZËVENDËSMINISTRIN E PUNËVE TË JASHTME TË RMV-SË, Z.ZORAN DIMITROVSKI