KOMPANIA FIX PRO SI NJË NDËR BASHKËPUNËTORËT MË TË HERSHËM E TË SUKSESSHËM TË UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI” VIJON BASHKËPUNIMIN NË VEPRIMTARI, PRAKTIKA PROFESIONALE TË STUDENTËVE, PROJEKTE TË NDRYSHME ETJ.

Në datën 1 nëntor 2024 u zhvillua një takimi midis specialistit të Qendrës së Karrierës dhe Alumnit, dr. Romeo Terolli me znj. Xhensina Kapo, menaxhere e Burimeve Njerëzore, dhe me z. Lazjon Petri, menaxher i Kërkimit dhe Zhvillimit, FIX Pro.

Të dy përfaqësuesit e Kompanisë në emër të drejtuesve të saj shprehën edhe njëherë interesin për të qenë sa më afër studentëve, stafit dhe Alumni-t të UNIKO në bashkëpunime dhe projekte të tjera.

Në këtë kuadër në takim u fol edhe për hartimin e një plani pune, kjo me qëllim përfshirjen dhe ndërthurjen e veprimtarive dhe të angazhimeve të përbashkëta në të ardhmen.

Vlen të përmendim se Kompania FIX Pro, me ftesë të Universitetit është bërë gjithmonë pjesë e veprimtarive të ndryshme si takime e debate, trajnime dhe aktualisht është bërë pjesë e një projekti të Fakultetit të Ekonomisë, në kuadër të projekteve të mbështetura nga AKKSHI.

 

Previous Post
NJOFTIM PËR 3 VENDE TË LIRA PUNE NË BASHKINË POGRADEC
Next Post
STUDENTËT QË DO TË PËRFAQËSOJNË UNIVERSITETIN “FAN S. NOLI” NË KAMPIONATIN BOTËROR NDËRUNIVERSITAR QË DO TË ZHVILLOHET NË ROMË, ITALI U PRITËN NË TAKIM NGA REKTORI, PROF. DR. LORENC EKONOMI