STUDENTËT QË DO TË PËRFAQËSOJNË UNIVERSITETIN “FAN S. NOLI” NË KAMPIONATIN BOTËROR NDËRUNIVERSITAR QË DO TË ZHVILLOHET NË ROMË, ITALI U PRITËN NË TAKIM NGA REKTORI, PROF. DR. LORENC EKONOMI

Në datën 1 nëntor 2024 studentët e ekipit të atletikës, të cilët do të përfaqësojnë Universitetin “Fan S. Noli” në Kampionatin Botëror Ndëruniversitar që do të zhvillohet në Romë, Itali u pritën në takim nga rektori, prof. dr. Lorenc Ekonomi
Rektori i përgëzoi për këtë pjesëmarrje, ndërsa foli edhe për të tjera ngjarje sportive ku Universiteti ka marë pjesë:
“Jemi bërë tashmë faktor i rëndësishëm sportiv. Kemi marë pjesë në takime të organizuara në rang kombëtar e ndërkombëtar, ku në jo pak raste jemi vlerësuar edhe me medalje e trofe. Për këtë dua t’ju përgëzoj dhe besoj se do të vazhdoni ta përfaqësoni me po të njëjtin dinjitet Universitetin tonë, edhe në këtë pjesëmarrje në Romë”.
Rektori shprehu edhe njëherë mbështetjen ndaj studentëve, ndërsa theksoi se të tjera veprimtari do të organizohen për ta, duke veçuar Olimpiadën Ballkanike të Matematikës që do të zhvillohet për herë të parë në Shqipëri, një vlerë e shtuar për ndërkombëtarizimin e Universitetit tonë.
Të pranishëm në takim ishin edhe staf akademik i departamentit të Edukimit, si dhe kryetari i Shoqatës Sportive të Universitetit “Fan S. Noli”, dr. Arto Adili. Ai falënderoi Rektorin për mbështetjen e vazhdueshme, ndërsa u shpreh se kjo pjesëmarrje më tepër se një garë, është një formë njohjeje, socializimi dhe përvoje për studentët pjesëmarrës.
Kjo veprimtari sportive globale që do të organizohet në Romë në datat 6-10 nëntor 2024 vjen në formatin e Lojërave Olimpike dhe Universiteti ynë merr pjesë në garat e atletikës me 10 sportistë, kryesisht studentë të programit të studimit Edukimit Fizik dhe Sporte dhe është hera e parë që Universiteti ynë merr pjesë.
Disiplinat e kësaj kategorie janë:
1 milje (djem+ vajza)
800 m (djem + vajza)
stafetë (4×400 m) mix
stafetë suedeze (100x200x300x400 m) mix
Previous Post
KOMPANIA FIX PRO SI NJË NDËR BASHKËPUNËTORËT MË TË HERSHËM E TË SUKSESSHËM TË UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI” VIJON BASHKËPUNIMIN NË VEPRIMTARI, PRAKTIKA PROFESIONALE TË STUDENTËVE, PROJEKTE TË NDRYSHME ETJ.
Next Post
VENDIM REKTORATI PËR CAKTIMIN E DATËS 11 NËNTOR SI DATËN E FILLIMIT TË VITIT AKADEMIK PËR VITIN E PARË, MASTER SHKENCOR DHE MASTER PROFESIONAL

Accesibility Adjustments

Choose the right accessibility profile for you
OFF ON
Highlight Links Highlights all the links on the site!
OFF ON
Pause Animations Animations will be paused on the site!
OFF ON
Dyslexia Font Dyslexia Font will be applied on the site!
OFF ON
Hide Images All images will be hidden on the site!
Choose the right accessibility profile for you
Adjust Font Sizing
Default
High Saturation
High Contrast
Light Contrast
Dark Contrast
Adjust Letter Spacing
Default
Adjust Line Height
Default
Speak Mode
Align Center
Align Left
Align Right