INFORMIMI DHE NJOHJA E STUDENTËVE ME SHËRBIMET DHE MUNDËSITË QË U OFROHEN PËR FORMIMIN PROFESIONAL DHE PUNËSIMIN ISHIN NË FOKUS TË NJË TAKIMI MIDIS PËRFAQËSUESVE NGA DREJTORIA RAJONALE E PUNËSIMIT KORÇË DHE UNIKO

Në datën 2 tetor 2024 në mjediset e Rektoratit u zhvillua një takim midis drejtuesve të Universitetit “Fan S. Noli” dhe Zyrës së Punës Korçë me qëllim thellimin e bashkëpunimit në kuadër të mbështetjes së të rinjve dhe konkretisht të studentëve me shërbime të Formimit Profesional dhe punësimit me cilësi të lartë.

Rektori, prof. dr. Lorenc Ekonomi, drejtorja e Drejtorisë rajonale të Punës Korçë, zjn. Denada Manoku, si dhe përfaqësues të tjerë të të dy institucioneve të pranishëm në takim diskutuan për mënyrat e njohjes dhe të informimit të studentëve me shërbimet, programet dhe në përgjithësi me mundësitë që kjo zyrë u ofron në drejtim të aftësimit dhe punësimit të tyre.  

Në këtë kuadër u sollën edhe disa histori suksesi të studentëve të cilët pasi kanë purfunduar praktikat profesionale 6-mujore kanë arritur të lidhin edhe kontrata të rregullta pune me punëdhënësit e tyre, kjo falë përvojës së fituar dhe aftësive të treguara në punë.  

Previous Post
BASHKËPUNIMIT NDËRINSTITUCIONAL ME FOKUS ZGJERIMIN E MËTEJSHËM TË KËRKIMIT SHKENCOR DHE TË SHËRBIMEVE PËR FERMERËT ISHTE TEMA E DISKUTIMIT NË TAKIMIN QË REKTORI, PROF. DR. LORENC EKONOMI DHE DEKANI I FB, PROF. AS. DR. BESNIK SKËNDERASI ZHVILLUAN ME DREJTORIN E QTTB, KORÇË Z. EMILJANO MUHARREM
Next Post
ME RASTIN E 65- VJETORIT TË LINDJES DHE TË DALJES NË PENSION, PROF. AS. DR. GJERGJI PAPA U NDERUA ME CERTIFIKATËN E MIRËNJOHJES TË SHOQËRUAR ME EMBLEMËN E UNIVERSITETIT “FAN S.NOLI”