“KULTURA DHE DINAMIKAT E JETËS NË SHOQËRINË SHQIPTARE NË TRANZICION: “LIBRI “AMERICAN DREAM” DHE VEÇORITË E PËRKTHIMIT” ISHTE TEMA E NJË TAKIMI QË STUDENTËT E PROGRAMIT “KULTURË, MEDIA EDITIM” ZHVILLUA ME PROTAGONISTIN E LIBRIT BIOGRAFIK “AMERICAN DREAM”, Z. BEQIR POTKA

Në datën 13 korrik 2024 studentët e Universitetit “Fan S. Noli” të cilët studiojnë në programin Master i Shkencave në “Kulturë, Media dhe Editim” zhvilluan një takim me temë “Kultura dhe dinamikat e jetës në shoqërinë shqiptare në tranzicion: “Libri “American dream” dhe veçoritë e përkthimit”, ku i ftuar ishte z. Beqir Potka, protagonist i librit biografik “American Dream”, të shkruar nga pedagogu prof. as. dr. Erisi Rusi dhe të përkthyer në gjuhën angleze nga prof. as. dr. Eriola Qafzezi. 

Takimi ishte në kuadër të lëndës “Kulturë përkthimi”, pjesë e kurrikulës së këtij programi studimit, duke mundësuar një qasje krahasimore të botimit të librit në gjuhën shqipe dhe angleze për të nxjerrë në pah veçoritë gjuhësore dhe përshtatjet e mundshme mes dy teksteve. 

Në këtë takim, z. Potka i njohu studentët me elemente të përmbajtjes së librit, duke u ndalur në pereceptimin e tekstit nga publiku shqiptar dhe ai amerikan. 

Studentët u fokusuan në prezantimin e eseve të tyre, që lidheshin me elemente studimi si: Natyra e veprës letrare dhe marrëdhëniet -i huaj- kombëtar – i njohur; Ngjashmëritë dhe dallimet midis botëkuptimit amerikan dhe atij shqiptar sa i takon: 

a- marrëdhënies me jetën dhe vdekjen;

b- raportit me lirinë;

c- raportit me miqësinë dhe dashurinë;

d- raportit me institucionet dhe ligjet.

3- Letërsia që do përkthyer dhe sistemi i pritjes.  Çfarë ofron teksti i përkthyer në kulturën tjetër etj. 

Previous Post
STUDENTËT E EKIPIT TË FUTBOLLIT TË UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI” PJESË E DELEGACIONIT SHQIPTAR TË SPORTISTËVE QË PO PËRFAQËSOJNË SHQIPËRINË NË LOJËRAT EVROPIANE UNIVERSITARE, HUNGARI 2024
Next Post
Nga Londra në Paris. Historia e Rajonit të Korçës 1912-1921