Në datën 28 qershor 2024 pedagogë të departamentit të Historisë dhe Gjeografisë u bënë pjesë e simpoziumit shkencor: “Monumentet e Natyrës së Shqipërise dhe vlerat e tyre natyrore, historike, kulturore, shpirterore dhe turistike”, i mbajtur në mjediset e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë një bashkëpunim i suksesshëm me Universitetin “Fan S. Noli”.
Në emër të UNIKO përshëndeti prof. as. dr. Edlira Menkshi, e cila theksoi se ky simpozium është rrjedhojë e bashkëpunimit të frytshëm midis ASHSH dhe UNIKO, në rastin konkret me departamentin e Historisë dhe Gjeografisë. “Ky simpozium nxjerr në pah rëndësinë që kanë monumentet e natyrës si pjesë e trashëgimisë sonë natyrore dhe vëmendjen që duhet t`i kushtohet ruajtjes së tyre”.
Në këtë simpozium referuan punimet e tyre prof. emeritus Skënder Aliu, dr. Ermira Jashiku, dr. Ermiona Braholli, phd. Marcela Mele, dr. Eriseld Kalemaj dhe msc. Sara Muska.