SIMPOZIUMI SHKENCOR: “MONUMENTET E NATYRËS SË SHQIPËRISË DHE VLERAT E TYRE NATYRORE, HISTORIKE, KULTURORE, SHPIRTËRORE DHE TURISTIKE”-NJË TJETËR BASHKËPUNIM I SUKSESSHËM MIDIS AKADEMISË SË SHKENCAE TË SHQIPËRISË ME UNIVERSITETIN “FAN S. NOLI”

Në datën 28 qershor 2024 pedagogë të departamentit të Historisë dhe Gjeografisë u bënë pjesë e simpoziumit shkencor: “Monumentet e Natyrës së Shqipërise dhe vlerat e tyre natyrore, historike, kulturore, shpirterore dhe turistike”, i mbajtur në mjediset e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë një bashkëpunim i suksesshëm me Universitetin “Fan S. Noli”.

Në emër të UNIKO përshëndeti prof. as. dr. Edlira Menkshi, e cila theksoi se ky simpozium është rrjedhojë e bashkëpunimit të frytshëm midis ASHSH dhe UNIKO, në rastin konkret me departamentin e Historisë dhe Gjeografisë. “Ky simpozium nxjerr në pah rëndësinë që kanë monumentet e natyrës si pjesë e trashëgimisë sonë natyrore dhe vëmendjen që duhet t`i kushtohet ruajtjes së tyre”.  

Në këtë simpozium referuan punimet e tyre prof. emeritus Skënder Aliu, dr. Ermira Jashiku, dr. Ermiona Braholli, phd. Marcela Mele, dr. Eriseld Kalemaj dhe msc. Sara Muska.

Postimi i Mëparshëm
“Fan S. Noli” University Awarded the Erasmus Charter for Higher Education for 2021-2027
Postimi Pasues
UNIVERSITETI “FAN S. NOLI” ËSHTË VLERËSUAR ME “ERASMUS CHARTER FOR HIGHER EDUCATION”  PËR VITET 2021-2027, DUKE U BËRË NJË NDËR 7 UNIVERSITETET PËRFITUESE