Universiteti Polytech Orléans, Francë shpall thirrjen për aplikim për kryerjen e Intership-it pranë Qendrës Kombëtare të Kërkimit Shkencor (CNRS), Universiteti Polytech Orléans, Francë. Fokusi i këtij Intershipi do të jetë kryrja e hulutimeve në fushën e studimeve tekniko-shkencore dhe tematika që do të trajtohet është “Plazma dhe pikat e ujit: kërkime në ndërveprimin e plazmës dhe ujit”. Qëllimi i kësaj praktike është të nxjerrë në pah mekanizmat komplekse ndërmjet ndërveprimit të plazmës dhe pikave të ujit në mënyrë që të përmirësojnë efikasitetin e aplikimeve të shumta të aerosoleve plazmatikë. Gjithashtu, fokusi zgjerohet edhe te reduktimi i ndotjes dhe zvogëlimi i përdorimit të kimikateve.
Periudha e Internship-it: 3 muaj
Dokumentet që nevojiten për aplikim janë të listuara më poshtë:
- CV (Europass)
- Letër motivimi
- Njohje të Gjuhës Angleze (Niveli B2)
- Vërtetim studenti
- Njohuri në fushën e studimeve tekniko-shkencore
- Aftësi programimi
Afati i aplikimi: 12 prill 2024
Për më tepër informacione, lutemi, të drejtoheni pranë Zyrës së Projekteve dhe Kërkimit Shkencor, Kati II, Godina Rektorat ose të kontaktoni nëpërmjet email-it: