INSTITUTI SHQIPTAR I MEDIAS NË KUADËR TË NISMËS “EDUKIMI MEDIATIK NË UNIVERSITETE” DHUROI NJË SËRË TITUJSH PËR BIBLIOTEKËN E UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI”

Në datën 22 shkurt 2024 në kuadër të nismës “Edukimi Mediatik në Universitete”, Instituti Shqiptar i Medias dhuroi një sërë titujsh për bibliotekën e Universitetit “Fan S. Noli”, libra që i përkasin fushës së medias dhe edukimit në media.

Këto tituj do t`u shërbejnë pedagogëve dhe studentëve të programeve të ndryshme të studimit në fusha të ndryshme.

Sipas prof. as. dr. Anyla Saraçi është një literaturë e nevojshme për të fituar disa aftësi mbi vlerësimin e informacionit medatik dhe gjithashtu ofron mundësi për përdorimin e medias në mësimdhënie.

Ndërkohë Instituti Shqiptar i Medias ka organizuar më stafin dhe studentë të Universitetit tonë edhe disa takime e trajnime të ndyshme për edukimin mediatik, duke përfshirë tema të nxehta në këtë fushë në programe lëndore të profileve të ndryshme studimi.

Previous Post
TRAJNIMET E MËSUESVE BAZUAR NË PLANIN KOMBËTAR TË ZHVILLIMIT PROFESIONAL, KONTRIBUTI I DEPARTAMENTEVE DHE QENDRAVE TË FORMIMIT TË VAZHDUAR NË KUALIFIKIMET AFATGJATA TË MËSUESVE DHE PËRMIRËSIMI I KORNIZËS KURRIKULARE ISHIN DISA NGA ÇËSHTJET QË U DISKUTUAN GJATË TAKIMEVE TË MINISTRES SË ARSIMIT DHE SPORTIT, OGERTA MANASTIRLIU ME DREJTUES E STAF AKADEMIK TË UNIVERSITETEVE
Next Post
“TURNEU MBARËKOMBËTAR I SPORTIT UNIVERSITAR 2024”- UNIVERSITETI “FAN S. NOLI” PËRMBYLLI ME SUKSES NJË TJETËR VEPRIMTARI SPORTIVE NË BASHKËPUNIM ME FEDERATËN SHQIPTARE TË SPORTIT UNIVERSITAR