Në datën 11 dhjetor 2023, departamenti i Historisë dhe Gjeografisë, Universiteti “Fan S. Noli” në bashkëpunim me Administratën e Zonave të Mbrojtura Korçë organizuan një veprimtari në kuadër të Ditës ndërkombëtare të Maleve e shpallur nga OKB-ja ne vitin 2003.
Si një ditë me rëndësi të madhe për zonat e mbrojtura na kujton ndërgjegjësimin për të vlerësuar funksionet e maleve, ku ato janë burim jete, duke siguruar ujin për bujqësinë, si dhe florën dhe faunën e egër.
Në takim u fol gjerësisht për rëndësinë e maleve si një bazë e fortë për krijimin e ekosistemeve, duke sjellë vlera të mëdha të biodiversitet, por nga ana tjetër edhe peisazhe tërheqëse për vizitorët e tyre.
Qarku i Korçës rrehohet nga një larmishmëri vargmalesh, të cilët ndikojnë drejtpërdrejt në qëndrueshmërinë e klimës, duke e bërë atë mjaft të shëndetshmë dhe të përshtatshme për të jetuar.