Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

NË KUADËR TË PROJEKTIT U2SID, NË TË CILIN UNIVERSITETI YNË ËSHTË PARTNER U ORGANIZUA NJË TAKIM ME FOKUS GRUPIN E STUDENTËVE KU U DISKUTUA NË LIDHJE ME PËRVOJAT, SFIDAT DHE NEVOJAT E STUDENTËVE PËR TË ZHVILLUAR AFTËSITË E TYRE DIXHITALE DHE INTELIGJENCËN ARTIFICIALE

Në datën 1 dhjetor 2023, në kuadër të projektit U2SID, në të cilin Universiteti ynë është partner u organizua një takim me fokus grupin e studentëve që përfaqësojnë fakultete të ndryshme të Universitetetit “Fan S. Noli” nga programe studimi të nivelit “Bachelor” dhe “Master”.

Qëllimi i këtij takimi ishte të diskutohej në lidhje me përvojat, sfidat dhe nevojat e studentëve për të zhvillua aftësitë e tyre dixhitale dhe inteligjencën artificiale. Ata diskutuan bazuar mbi përvojat e tyre në krijimin e përmbajtjes dixhitale, për përcaktimin e besueshmërisë dhe rëndësisë së informacionit, për mbrojtjen e privatësisë në internet, për përdorimin e mediave sociale dhe të platformave të mësimit elektronik.

Ata u ndalën gjithashtu edhe në raste konkrete që kanë patur gjatë përdorimit të inteligjencës artificiale AI dhe se si ajo mund të ndryshojë mënyrat e tyre të studimit.

Leave a Reply