DREJTUES TË UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI” MORËN PJESË NË TRYEZËN E RRUMBULLAKËT ME TEMË: “INSPIREUROPE+” ORGANIZUAR NGA UNIVERSITETI ARISTOTELI, SELANIK

Rektori i Universitetit “Fan S. Noli”, prof. dr. Dhimitri Bello dhe zëvendësrektori për shkencën dhe projektet, prof. as. dr. Benita  Stavre ishin të ftuar në Universitetin Aristoteli të Selanik-ut, ku morën pjesë në tryezën e rrumbullakët me temë: “Inspireurope+” të organizuar nga ky Universitet.

Në qendër të diskutimeve ishte rritja e ndërgjegjësimit të aktorëve kryesorë në Greqi dhe vendet përreth mbi mundësitë për t’u përfshirë në veprimtari që mbështesin studiuesit në rrezik. Gjithashtu u diskutua edhe se cilat janë mënyrat efektive për të mbështetur kërkuesit në rrezik në përpjekjet që ata bëjnë për të vazhduar karrierën e tyre akademike e profesionale në mjedise të sigurta pune në Greqi dhe në pjesën tjetër të Evropës, qoftë në sektorin akademik apo në atë joakademik.

Seminari bëri së bashku akademikë, përfaqësues të IAL-ve, OJQ-ve, përfaqësues kombëtarë/BE, përfaqësues të shoqatave profesionale/industriale dhe studiues në rrezik së bashku me partnerët e tjerë të projektit për të shkëmbyer përvoja, njohuri mbi programet ekzistuese të mbështetjes apo financimit dhe praktikat e mira, si dhe për të promovuar bashkëpunimin në të gjithë Evropën në mbështetje të studiuesve në rrezik.

Previous Post
FAKULTETI I BUJQËSISË DHE UNIVERSITETI “FAN S. NOLI” SI NJË QENDËR KËRKIMI SHKENCOR QË NDËRLIDH DIJEN ME FUSHËN E BUJQËSISË ISHTE FOKUSI I TAKIMIT QË STAFI I KËTIJ FAKULTETI ZHVILLOI ME MINISTREN E BUJQËSISË DHE ZHVILLIMIT RURAL, ZNJ. ANILA DENAJ DHE MINISTRIN E MBROJTJES, Z. NIKO PELESHI
Next Post
STUDENTËT E UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI” U NJOHËN ME BURSAT CHEVENING TË OFRUARA NGA QEVERIA E MBRETËRISË SË BASHKUAR

Accesibility Adjustments

Choose the right accessibility profile for you
OFF ON
Highlight Links Highlights all the links on the site!
OFF ON
Pause Animations Animations will be paused on the site!
OFF ON
Dyslexia Font Dyslexia Font will be applied on the site!
OFF ON
Hide Images All images will be hidden on the site!
Choose the right accessibility profile for you
Adjust Font Sizing
Default
High Saturation
High Contrast
Light Contrast
Dark Contrast
Adjust Letter Spacing
Default
Adjust Line Height
Default
Speak Mode
Align Center
Align Left
Align Right