AFTËSITË NË DREJTIM ISHIN NË QENDËR TË NJË TRAJNIMI QË U ZHVILLUA NË MJEDISET E REKTORATIT ME TRAJNERË TË PROGRAMIT TË DETYRUESHËM PËRGATITOR PËR DREJTUES TË INSTITUCIONEVE TË ARSIMIT PARAUNIVERSITAR, KORÇË

Në datën 6 qershor 2023, në mjediset e Rektoratit u zhvillua një trajnim mbi aftësitë në drejtim me pjesëmarrjen e trajnerëve të programit të detyrueshëm përgatitor për drejtues të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar, Korçë.

 Trajnimet u ofruan nga Associate Professor, PhD. BetsAnn Smith, drejtor i programit të Doktoraturës në Lidership në Universitetin Shtetëror të Miçiganit, gjithashtu eksperte e vlerësimit të artikujve shkencorë në disa nga revistat më prestigjoze të Evropës dhe të Amerikës.

Disa nga çështjet ku u fokusua ky takim ishin: zhvillimi i lidershipit, hartimi i trajnimit të lidershipit dhe programit mësimor, përmirësimi i teorisë e praktikës, zhvillimi i fakultetve etj.

Previous Post
“ZONAT E MBROJTURA NATYRORE NË SHQIPËRI- RISHIKIMI I KUFIJVE, ÇËSHTJE EKOLOGJIKE DHE LIGJORE” ISHTE TEMA E LEKSIONIT TË HAPUR TË ORGANIZUAR NGA DEPARTAMENTI I HISTORI-GJEOGRAFISË NË BASHKËPUNIM ME ALBANIAN ORNITHOLOGICAL SOCIETY
Next Post
KLUBI ROTARI KORÇË KONTRIBUON ME 8 BURSA PËR STUDENTËT ME REZULTATE TË MIRA DHE NË VËSHTIRËSI EKONOMIKE