Në Universitetin “Fan S. Noli” prej datës 5 qershor 2023 filloi punimet Akademia Verore “Moscopoli, Vendlindja e Modernitetit në Ballkan”e organizuar nga Universiteti “Fan S. Noli” në bashkëpunim me Universitetin “Aristoteli” Selanik dhe Institutin Goethe.
Në ceremoninë e hapjes së kësaj akademie përshëndeti rektori i Universitetit “Fan S. Noli”, prof. dr. Dhimitri Bello, znj. Albana Tole, zëvendësministër i Arsimit dhe Sporteve në Shqipëri, prof. Vasileios Toulikas dhe prof. Dimosthenis Sarigiannis, President of the International Relations Committe Aristotle University of Thessaloniki, si dhe Konsulli i Kosullatës së Përgjithshme Greke në Korçë, z. Nikolaos Yotopoulos.
Pas ceremonisë zyrtare Akademia Verore vijoi me modulin e saj të parë me temë: “Historia kulturore dhe etnografike në perspektivën ballkanike”, me ligjërues prof. Dhori Q. Qirjazi nga Universiteti Aristoteli, Selanik.
Dita e parë e Akademisë Verore u mbyll me vizitën e studentëve në Muzeun e Artit Mesjetar, Korçë.