“VLERËSIMI NËPËRMJET MJETEVE DIGJITALE NË ARSIM”- TRAJNIM ME MËSUES TË ARSIMIT PARAUNIVERSITAR ME LEKTORE, DR. LORENA ROBO

Në datën 14 prill 2023, në mjediset e Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë u zhvillua trajnimi me temë: “Vlerësimi nëpërmjet mjeteve digjitale në arsim”. Ky trajnim vjen në kuadër të projektit DIGJIKOMP të Departamentit të Gjuhëve të huaja, FEF, të financuar nga Agjencia e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI).

Trajnimi u zhvillua në bashkëpunim me lektoren, dr. Lorena Robo pedagoge pranë këtij Departamenti, ku të ftuar ishin mësues të arsimit parauniversitar (shkollë 9-vjeçare, shkollë e mesme e përgjithshme dhe profesionale); staf akademik dhe studentë.

Gjatë këtij trajnimi pjesëmarrësit përdorën konkretisht disa platforma digjitale si: Quizlet, Formative, Socrative, Google Suite etj., të cilat mund t`i përdorin për vlerësimin e nxënësve gjatë procesit mësimor.

Previous Post
EDICIONI IV I DEBATIT KOMBËTAR UNIVERSITAR -UNIVERSITETI “FAN S. NOLI” FITOI PËRBALLJEN ME FAKULTETIN E HISTORISË DHE FILOLOGJISË, UNIVERSITETI I TIRANËS
Next Post
STUDENTËT E UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI” “SHKËLQEJNË SËRISHT NË KAMPIONATIN UNIVERSITAR KOMBËTAR TË TENISIT KU FITOJNË VENDIN E DYTË SI PËR MESHKUJ ASHTU EDHE PËR FEMRA