Gjatë një takimi ku ishin të ftuar pedagogë dhe përfaqësues të pushteti vendor, institucioneve dhe bizneseve të rajoinit të Korçës si bashkëpunëtorët kryesorë të Universitetit, zëvendësrektorja për kërkimin dhe shkencën, dr. Benita Stavre kërkoi bashkëpunimin e tyre në këtë projekt, duke vënë në dukje se objektivi kryesor i tij është rritja e kapaciteteve të universitetit për t`u bërë model aktiv i ekosistemeve rajonale inovative që bashkëpunojnë me aktorë të ndryshëm.
Zëvendësdekani i Fakultetit të Ekonomisë, dr. Emil Frashëri dhe përgjegjëset e Departamenteve të këtij fakulteti, prof. as. dr. Orjola Theodhori, prof. as. dr. Suela Gërdhe dhe prof. as. dr. Anila Mançka detajuan forma konkrete bashkëpunimi me palët e interesit gjithmonë në fokusin SMART CITIES.
Takimi vijoi me ide e medime konkrete bashkëpunimi për ngritjen e Qendrës së Inovacionit SMART që mbetet edhe “çelësi” i finalizimit me sukses të këtij projekti.