STAFI I UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI” DHE STUDENTË ME QIRINJ DHE LUTJE PËR MIJËRA VIKTIMA TË TËRMETIT SHKATËRRUES TË DATËS 6 SHKURT 2023 NË TURQI E SIRI

Në datën 13 shkurt 2023 në mjediset e Universitetit “Fan S. Noli” u ndezën qirinj për viktimat e tërmetit shkatërrues të një jave më parë në Turqi e Siri, duke sjellë mijëra viktima.  

Solidaritet nga stafi i këtij Universiteti, studentë edhe stafi i Prefekturës, Korçë me të prekurit, të cilët po përballojnë këtë dhimbje të madhe që u ka lënë pas humbja e të afërmve të tyre në këtë tragjedi që preku popullin turk, të cilët na u gjendën pranë në ditët tona të vështira pas tërmetit të 26 Nëntorit 2019 dhe përgjatë periudhës së pandemisë Covid-19.

Këtij akti simbolik në mjediset e Rektoratit i`u bashkuan edhe qytetarë të Korçës.

Postimi i Mëparshëm
DY EMRA TË NJOHUR TË SKENËS DHE KINEMATOGRAFISË SHQIPTARE, REGJISORI LEKA BUNGO DHE AKTORI VIKTOR ZHUSTI ISHIN NË NJË BASHKËBISEDIM ME STUDENTË TË UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI”
Postimi Pasues
U ZHVILLUA NË MJEDISET E FAKULTETIT TË EKONOMISË DITA E PARË E EDICIONIT II TË KAMPIONATIT EKIPOR TË SHAHUT “VANGJO BOBOSHTICA”