8 DHJETORI, DITA E RINISË – VEPRIMTARI SPORTIVE NË UNIVERSITETIN “FAN S. NOLI”

Në kuadër të 8 Dhjetorit, Ditës Kombëtare të Rinisë, Universiteti “Fan S. Noli” në bashkëpunim me Fondacionin Kenedi dhe Institutin Jeta e Re (IJR) organizuan një minikampionat futbolli mes 4 ekipeve të Universitetit tonë dhe dy ekipeve me të rinj të qytetit.

Në finale dolën ekipet e vitit I dhe III të programit të studimit “Edukim Fizik dhe Sporte”, ku studentët e vitit të parë fituan kupën e këtij kampionati.

Studenti i vitit I të këtij programi studimi, Vangjel Filovani, doli golashënuesi më i mirë me 10 gola të shënuar.

Veprimtaria, e cila kishte si synim nxitjen e të rinjve për t`u marrë me veprimtari sportive, si dhe gjallërimin e jetës studentore do të pasohet nga të tjera bashkëpunime të kësaj natyre, duke angazhuar edhe me tepër studentë.

Ndërsa në datën 9 dhjetor 2022 në një tjetër takim të zhvilluar në mjediset e departamentit të Infermierisë, Fondacioni Kenedi dhe IJR shpërndanë për studentët sete me materiale për higjenë personale dhe doreza mjekësore për laboratorët e këtij Departamenti.

Previous Post
AMBASADORJA E RE E GREQISË NË SHQIPËRI, ZNJ. KONSTANTINA KAMITSI-TAKIM PREZANTUES ME DREJTUES TË UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI”
Next Post
DREJTUES TË UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI” KANË SHPËRNDARË CERTIFIKATAT E VLERËSIMIT PËR NXËNËSIT E KOLEGJIT “PRECA” PJESËMARRËS NË OLIMPIADËN ‘RROKE SHKENCËN”, E CILA ËSHTË EDHE SHKOLLA FITUESE E EDICIONIT IV TË SAJ