ANGAZHIMI DHE SHKËMBIMI I PËRVOJAVE STUDENTORE ISHTE NË QENDËR TË TAKIMIT QË U ZHVILLUA NË MAQEDONINË E VERIUT ME PJESËMARRJEN E STUDENTËVE NGA UNIVERSITETI “FAN S. NOLI”, UNIVERSITETI “SHËN KLIMENTI I OHRIT”, MANASTIR DHE UNIVERSITETI “WESTERN MACEDONIA”, FOLLORINË

Në datën 18 nëntor 2022 në mjediset e Universitetit “Shën Klimenti i Ohrit”, Manastir, Maqedoni e Veriut (Универзиетот Св. Климент Охридски, Битола) u zhvillua një takim ndërmjet studentëve vendas, studentëve të Universitetit “Fan S. Noli” dhe të Universitetit “Western Macedonia”, Follorinë.

Në qendër të takimit ishte diskutimi dhe projektimi i veprimtarive të përbashkëta sportive dhe sociale-kulturore, me qëllim afrimin më tepër me njëri-tjetrin të studentëve të tri universiteteve.

Kalendari i këtyre veprimtarive do të bëhet publik në vazhdim.

Ndërkohë nga Universiteti ynë marrin pjesë studentët: Eleni Dhosi (Infermieri e Pergjithshme), Artjola Gura (Mësuesi për Arsimin Parashkollor) dhe Stivi Kërëku (Edukim Fizik dhe Sporte).

Previous Post
UNIVERSITETI “FAN S. NOLI” LIDHI MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI ME ESKISEHIR OSMANGAZI UNIVERSITY, TURQI
Next Post
28 DHE 29 NËNTORI DY DATAT MË TË RËNDËSISHME NË HISTORINË E POPULLIT SHQIPTAR U PËRKUJTUAN NGA DEPARTAMENTI I HISTORI-GJEOGRAFISË NË NJË TAKIM ME PJESËMARRJEN E NXËNËSVE TË KOLEGJIT “PRECA” NË KORÇË