“EVIDENTIMI, RUAJTJA, PËRMIRËSIMI DHE PËRDORIMI I RESURSEVE GJENETIKE AUTOKTONE TË BIMËVE NË RAJONIN E KORÇËS” ËSHTË PROJEKTI MË I RI I FITUAR NGA UNIVERSITETI “FAN S. NOLI” NË BASHKËPUNIM ME UNIVERSITETIN PËR BIZNES DHE TEKNOLOGJI, PRISHTINË

Në datën 12 tetor 2022 u prezantua në Universitetin “Fan S. Noli” projekti “Evidentimi, ruajtja, përmirësimi dhe përdorimi i resurseve gjenetike autoktone të bimëve në rajonin e Korçës” i fituar nga Universiteti “Fan S. Noli” me fondet e ndërkombëtarizimit nga Ministria e Arsimit në bashkëpunim me Universitetin për Biznes dhe Teknologji, Prishtinë. Promovimi i tij u bë në prani të drejtuesve dhe përfaqësuesve të të dy universiteteve, zëvendësministres së Arsimit dhe Sportit, znj. Albana Tole, si dhe të institucioneve që kanë lidhje me bujqësinë në rajonin tonë.  

Vlerësime për këtë projekt dhanë rektori i Universitetit “Fan S. Noli”, prof. dr. Dhimitri Bello, zëvendësrektori për kërkimin dhe shkencën, dr. Benita Stavre, zëvendësministrja e Arsimit dhe Sportit, znj. Albana Tole, rektori i UBT, prof. dr. Edmond Hajrizi, dekani i FB, prof. as. dr. Gjergji Mero, koordinatori i projektit për Universitetin tonë, dr. Adrian Maho, si dhe pedagogë të Fakultetit të Bujqësisë dhe specialistë të këtij sektori të ftuar në takim.  

Prof. dr. Dhimitri Bello u shpreh se ky projek kërkimor do të ketë një impakt të trefishtë. “Promovon profilin e ekspertizës së stafit akademik; siguron material për mbështetjen e programeve të studimit në fushën e bujqësisë dhe krijon një trashëgimi të besueshme të bimëve në rajon, e cila i nevojitet zhvillimit ekonomik të këtij të fundit. Kjo është një nismë që kurorëzohet suksesshëm në vazhdën e bashkëpunimeve që Universiteti ynë ka me UBT. Do të ndiqet shpejt me aplikimin për një program të përbashkët në fushën e mësimdhënies dhe teknologjisë së komunikimit”.

Të pranishmit në fjalën e tyre nënvizuan ndër të tjera se ky projekt i përbashkët lidh kërkimin me nevojat që ka rajoni dhe me kurrikulën mësimore të programeve të studimit. Gjithashtu u theksua se komunikimi mes stafeve kërkimore është hapi drejt ndërkombëtarizimit pasi ky studim mund të shtrihet në një të ardhme të afërt në një fokus-grup më të zgjeruar. Një tjetër impakt të rëndësishëm do të ketë ky projekt edhe në Ekonominë Didaktike Eksperimentale të Universitetit tonë, duke i kijuar mundësinë të rikthehet në statusin e një qendre kërkimore dh eeksperimentale në funksion të kërkuesve të rinj, si dhe për intershipe konkrete të shkëmbimit të studentëve të dy IAL-ve  në kuadër të praktikave mësimore.

Në këtë takim koordinatori i projektit për Universitetin “Fan S. Noli”, dr. Adrian Maho bëri edhe një prezantim të detajuar të synimeve dhe objektivave të këtij projekti.

Previous Post
PËRMIRËSIMI I TEKNIKAVE NË PËRDORIMIN E PROGRAMEVE TË NDRYSHME GJATË PUNËS NË SHËRBIM TË STUDENTËVE DHE JO VETËM ISHTE QËLLIMI I TRAJNIMIT QË STAFI IT I UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI” ZHVILLOI ME SPECIALISTË TË QENDRËS SË INFORMIMIT
Next Post
NË KUADËR TË DITËVE ERASMUS+ U ZHVILLUA NJË TAKIM ME STAFIN DHE STUDENTË TË DEPARTAMENTIT MARKETING-TURIZËM, KU U PREZANTUA PROJEKTI VALEU-X I ERASMUS+

Accesibility Adjustments

Choose the right accessibility profile for you
OFF ON
Highlight Links Highlights all the links on the site!
OFF ON
Pause Animations Animations will be paused on the site!
OFF ON
Dyslexia Font Dyslexia Font will be applied on the site!
OFF ON
Hide Images All images will be hidden on the site!
Choose the right accessibility profile for you
Adjust Font Sizing
Default
High Saturation
High Contrast
Light Contrast
Dark Contrast
Adjust Letter Spacing
Default
Adjust Line Height
Default
Speak Mode
Align Center
Align Left
Align Right