STUDENTËT E PROGRAMIT TË STUDIMIT “MBËSHTETËS ZYRE PËR KOMUNIKIM, BIBLIOTEKË DHE ARKIV” DO TË ZHVILLOJNË PUNË VULLNETARE PRANË INSTITUCIONIT TË PREFEKTIT TË QARKUT KORÇË

Në datën 11 janar 2021, studentët e programit të studimit “Mbështetës zyre për komunikim, bibliotekë dhe arkiv” zhvilluan një takim në mjediset e institucionit të Prefektit të Qarkut Korçë me qëllim njohjen e mjedisit ku do të zhvillojnë punën vullnetare. Gjatë praktikës studentët do të angazhohen në sistemimin dhe klasifikimin e 200 dosjeve me dokumente të mbledhura ndër vite.  Në këtë takim ishin të pranishëm përgjegjësja e departamenit të Gjuhës dhe Letërsisë, prof. as. dr. Anyla Maxhe, specialisti i Qendrës së Karrierës dhe Alumnit z. Romeo Terolli, prefekti i Korçës, z. Dhori Spirollari, drejtoresha e Agjencisë Shtetërore të Arkivës, Korçë, znj. Fjoralba Vukatana, si dhe përfaqësues nga institucioni i Prefektit. Në përfundim të punës vullnetare studentët do të pajisen me certifikatat përkatës dhe letrën e referencës nga ky institucion.

Previous Post
REKTORI I UNIKO PROF. DR. DHIMITRI BELLO ZHVILLOI NJË TAKIM ME NXËNËSIT FITUES TË OLIMIADËS “RROKE SHKENCËN” NË INFORMATIKË, SI DHE STUDENTË TË “LABORATORIT TË DIJES”
Next Post
Njoftim për bursat për studentët të cilët plotësojnë kriteret për përfitim burse sipas VKM Nr.903 datë 21.12.2016