Në datën 15 nëntor 2021, studentët e Universitetit të Korçës u njohën me Programin Kombëtar të Debatit Universitar, i cili ka për qëllim të fuqizojë të rinjtë që të jenë qytetarë proaktivë, të mirëinformuar, të zotërojnë kompetenca të të folurit në publik etj.
Prezantimin e bëri specialist i Qendrës së Karrierës dhe Alumnit, Universiteti “Fan S. Noli”, z. Romeo Terolli dhe në të morën pjesë studentë të të gjitha cikleve të studimit. Në këtë prezantim ishte e pranishme edhe zëvendësrektorja për projektet dhe shkencën në UNIKO, dr. Benita Stavre, e cila tha se iniciativa të tilla nxisin studentët të marrin pjesë në proceset vendimmarrëse në komunitetin e tyre dhe në jetën publike, duke i ftuar ata të angazhohen në veprimtarite e ndryshme që organizohen në Universitet.
Studentët gjatë prezantimit treguan interes për mënyrën e organizimit të këtij debati, ndërsa u shprehën të gatshëm të përfaqësojnë në të Universitetin e Korçës në mënyrë sa më dinjitoze.