Në datën 2 prill 2022, në Ditën Ndërkombëtare të Librit për Fëmijë, studentët e programit të studimit “Gjuhë-Letërsi”, Fakulteti i Edukimit dhe Filologjisë, zhvilluan një takim me nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Sevasti Qiriazi” për të ndarë me ta simbolikën e kësaj dite, si dhe për të rritur te fëmijët dëshirën për leximin e librit jashtëshkollor, për t’u bërë në të ardhmen jo vetëm lexues sistematikë, por edhe shkrimtarë apo krijues. Në bashkëpunim edhe me stafin e kësaj shkolle, studentet, të veshura si personazhe të ndryshme përrallash e fabulash, lexuan për nxënësit pjesë të shkëputura nga librat për fëmijë. Studentët përcollën mesazhin dhe në këtë mënyrë treguan se sa i rëndësishme është libri për çdo njeri dhe për çdo moshë. Rrëfimi i përrallave u bë në formë diskutimi, në mënyrë që fëmijët të bëheshin pjesë aktive e bisedës dhe për të treguar se librat jo vetëm i mësojnë dhe u nxisin imagjinatën, por i bëjnë fëmijët më të mirë dhe më të dashur.
TË RRITIM TEK FËMIJËT DËSHIRËN PËR TË LEXUAR LIBRA- VEPRIMTARI NDËRGJEGJËSUESE E STUDENTËVE TË PROGRAMIT TË STUDIMIT “GJUHË-LETËRSI” NË DITËN NDËRKOMBËTARE TË LIBRIT PËR FËMIJË ZHVILLUAR ME NXËNËSIT E SHKOLLËS 9-VJEÇARE “SEVASTI QIRIAZI”
Previous Post
STUDENTËT E PROGRAMIT TË STUDIMIT “ARSIM PARASHKOLLOR DHE ARSIM FILLOR” ZHVILLUAN NJË VEPRIMTARI NDËRGJEGJËSUESE NË DITËN BOTËRORE TË AUTIZMIT
Next Post
“AUTIZMI-NGA NDËRGJEGJËSIMI DREJT PRANIMIT”-CIKËL ORËSH TË HAPURA NGA DEPARTAMENTI I EDUKIMIT NË KUADËR TË MUAJIT TË NDËRGJEGJËSIMIT PËR AUTIZMIN