55 VITE HISTORI, KRENARI DHE SUKSES!

Një rrugëtim që nisi në vitin 1971 dhe që prej 55 vitesh vijon të shkruajë histori, të formojë breza profesionistësh dhe të mbajë lart emrin e Korçës.
Universiteti “Fan S. Noli” festoi 55-vjetorin e themelimit me një mbrëmje të veçantë, të mbushur me emocione, kujtime dhe krenari për gjithçka është ndërtuar ndër vite.
Një moment i veçantë ishte vlerësimi me certifikata mirënjohjeje i anëtarëve të stafit akademik dhe administrativ, për përkushtimin dhe kontributin e tyre ndër vite. Mirënjohje e thellë për çdo pedagog, punonjës, student, alumn dhe bashkëpunëtor që ka qenë pjesë e këtij rrugëtimi dhe ka dhënë diçka nga vetja për ta bërë universitetin atë që është sot.
Nën tingujt e këngëve dhe valleve tradicionale, kjo mbrëmje u kthye në një festë të përbashkët, ku e shkuara, e tashmja dhe e ardhmja u bashkuan në një mesazh të vetëm: historia na bën krenarë, por e ardhmja na thërret të ecim edhe më përpara!
55 vite janë një trashëgimi për t’u ruajtur dhe një përgjegjësi për të ardhmen. Me të njëjtin pasion, dije dhe përkushtim, vijojmë të ndërtojmë një universitet më të hapur, më bashkëkohor dhe më pranë sfidave të brezave të rinj.
Gëzuar 55-vjetorin, Universiteti “Fan S. Noli”! Historia jonë vazhdon, kapitujt më të bukur presin të shkruhen!
Postimi i Mëparshëm
“SIPËRMARRJA PËRMES VIZIONIT TË GRUAS”- PANEL DISKUTIMI ORGANIZUAR NGA DEPARTAMENTI I MENAXHIMIT, FE