Komisioni i sigurimit të cilësisë, programeve të studimit e kërkimit shkencor

Njësia e Sigurimit të Brendshëm  të Cilësisë (NJSBC) u fut në strukturën e Universitetit si një njësi e re, pas miratimit që bëri Këshilli i Administrimit të Universitetit “Fan S. Noli” me Vendimin Nr.2 dt. 06.05.2008. Senati i Universitetit me Vendimin nr. 33, datë 17.11.2009 vendosi ngritjen e kësaj njësie si dhe përbërjen e saj. Ajo funksionon në zbatim të Nenit 103 në Ligjin nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë” si dhe sipas  kritereve të përcaktuara në Nenit 73 dhe 74 të Kreut IX “Sigurimi i Cilësisë” të Statutit të Universitetit “Fan S. Noli”.  Njësia e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë ka në përbërje të saj një koordinator nga çdo njësi kryesore. Pranë çdo njësie kryesore ngrihet Grupi i Vlerësimit të Brendshëm me përfaqësim nga çdo njësi bazë dhe nga organizimet studentore.

NJSBC mbështet dhe ofron ekspertizë. Anëtarët e saj vizitojnë rregullisht çdo fakultet dhe çdo departament dhe ftohen nga ta që të ofrojnë ekspertizë në zhvillimin e proceseve përkatëse të sigurimit të cilësisë. Në veçanti, ekspertiza përqëndrohet në zbatimin e mekanizmave për sigurimin e cilësisë në mësimdhënie, vlerësim dhe përfshirjen e studentëve në procesin e të nxënit. NJSBC bashkërendon komunikimin midis strukturave të ndryshme, veçanërisht kur procesi i delegohet fakulteteve ose kur ka një proces vlerësimi që është i organizuar nga Universiteti. Ky rol bashkërendues shtrihet në njësi të tjera në Universitet kur procesi ka të bëjë me zhvillimin e personelit dhe mbledhjen/analizën e të dhënave institucionale.

NJSBC interpreton detyrimet kombëtare dhe evropiane të sigurimit të cilësisë, në mënyrë që t’i përshtatë ato në kontekstin institucional. Kështu, anëtarët e NJSBC-së garantojnë që këto detyrime kombëtare dhe evropiane të njihen dhe të përfshihen nga universiteti. NJSBC monitoron duke ofruar udhëzime, duke mbledhur informacione dhe duke evidentuar probleme të cilat i përcjell në njësitë përgjegjëse për zgjidhje. NJSBC administron, organizon dhe përgatit vizita të vlerësimit të jashtëm ose fton ekspertë të jashtëm për të trajnuar stafin që merret me vlerësimin e brendshëm.

 

MANUALI I CILËSISË – UNIKO

KALENDARI I VEPRIMTARIVE

Plani i Punës 2023-2024

 

FAKULTETI I BUJQËSISË

Dr. Aldona Minga (Përgjegjës)                                                             

Dr. Nikolin Karapançi 

Prof.as.dr. Pirro Icka                                            

Studente: Joana Çobaj

FAKULTETI I EDUKIMIT DHE FILOLOGJISË

Dr. Juliana Çyfeku (Përgjegjës)                                              

Dr. Ilir Shyta

Dr. Alba Kreka

Msc. Arjan Kamburi                                       

Studente: Dalina Krekasi

FAKULTETI I EKONOMISË

Dr. Landi Gushi  (Përgjegjës)                                                           

Dr. Marsida Harremi  

Dr. Iva Pendavinji                           

Studente: Ina Bala

FAKULTETI I SHKENCAVE NATYRORE DHE SHKENCAVE HUMANE

Doc. Ardian Matka (Përgjegjës)   

Dr. Arben Gjata                                             

Msc. Silvja Çobani

Msc. Dhori Beta

Msc. Paola Saro

Studente: Edona Kalludra

NJBSC NË SHKALLË UNIVERSITETI

Dr. Juliana Çyfeku

Dr. Aldona Minga

Dr. Landi Gushi  

Dr. Ardian Matka

Dr. Evis Kapurani (Sektori i Kurrikulës, Vlerësimit Institucional dhe Alumni)

Xhovani Saraçi (Drejtoria Ekonomike)

Edona Kalludra (Studente)

Accesibility Adjustments

Choose the right accessibility profile for you
OFF ON
Highlight Links Highlights all the links on the site!
OFF ON
Pause Animations Animations will be paused on the site!
OFF ON
Dyslexia Font Dyslexia Font will be applied on the site!
OFF ON
Hide Images All images will be hidden on the site!
Choose the right accessibility profile for you
Adjust Font Sizing
Default
High Saturation
High Contrast
Light Contrast
Dark Contrast
Adjust Letter Spacing
Default
Adjust Line Height
Default
Speak Mode
Align Center
Align Left
Align Right