Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

KRYESIA E KOMISONIT TË INTEGRIMIT EVROPIAN NISI NGA KORÇA TAKIMET ME STUDENTË, ORGANIZATA TË SHOQËRISË CIVILE DHE FERMERË PËR TË FOLUR PËR INTEGRIMIN EUROPIAN DHE KONTRIBUTIN E GJITHËSECILIT PËR TA PËRSHPEJTUAR ATË

Në datën 25 tetor 2022 startoi nga Universiteti “Fan S. Noli’ turi i takimeve që Komisioni i Integrimit Evropian ka nisur me të rinjtë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe me grupet e interesit për të marë mendime dhe sugjerime, të cilat më pas të përfshihen në politikat e tyre të punës. Të pranishëm në takim ishin Ambasadorja e BE-së në Shqipëri, znj. Christiane Hohmann, Ambasadori i Çekisë në Shqipëri, Shkëlqesia e Tij, Karel Urban, kryetarja e Komisionit, znj. Jorida Tabaku, nënkryetarja, znj. Etilda Gjonaj, deputetë të Qarkut, Korçë, drejtues, pedagogë e studentë të Universitetit “Fan S. Noli” e të ftuar të tjerë.

Fillimisht u zhvillua një takim me rektorin e Universitetit, prof. dr. Dhimitri Bello në mjediset e Rektoratit, për të vijuar më pas takimin me studentë e pedagogë, si dhe një tjetër takim me fermerë e drejtues të sektorëve të bujqësisë në rajonin e Korçës.

Çështjet kryesore të diskutimeve kishin të bënin me vizionin e të rinjve dhe jo vetëm mbi hapat e mëtejshëm të Shqipërisë në proçesin e Integrimit në BE, ecurinë e reformave të ndërmarra, si edhe prioritetet e objektivat e vazhdueshme për rininë. Angazhimi dhe pjesëmarrja e tyre në programet ndërkombëtare akademike të Erasmus+ dhe jo vetëm mbeten një përvojë e vyer dhe një vlerë e shtuar për studentët tanë.

Leave a Reply