ZGJERIMI I BASHKËPUNIMIT MIDIS UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI” DHE UNIVERSITETEVE TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT, SI DHE PROGRAMI I STUDIMIT “GJUHË-LETËRSI SHQIPE DHE GJUHË PAKICASH” NË FAKULTETIN E EDUKIMIT DHE FILOLOGJISË ISHIN TEMAT E DISKUTUARA GJATË NJË TAKIMI QË REKTORI ZHVILLOI ME ZËVENDËSMINISTRIN E PUNËVE TË JASHTME TË RMV-SË, Z.ZORAN DIMITROVSKI

Në datën 19 dhjetor 2024 në Universitetin “Fan S. Noli”, rektori, prof. dr. Lorenc Ekonomi  priti në takim zëvendësministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Zoran Dimitrovski.

Në fokus të këtij takimi ishte programi i studimit “Gjuhë-Letërsi Shqipe dhe Gjuhë Pakicash” në Fakultetin e Edukimit dhe Filologjisë, ku ndër të tjera përfshihet edhe gjuha maqedonase, si dhe rëndësia që ka promovimi në rritjen e interesit të të rinjve për të aplikuar në këtë program.

Gjatë bisedës, ku ishin të pranishëm edhe autoritete të tjera drejtuese në UNIKO u nënvizua fakti se takime të tilla forcojnë edhe më tepër lidhjet akademike dhe kulturore mes dy vendeve, duke hapur mundësi të reja për studentët dhe stafin akademik.

Previous Post
UNIVERSITETI “FAN S. NOLI” PARTNER I PANAIRIT TË ZHVILLIM-PUNËSIMIT RINOR, QARKU KORÇË
Next Post
“80 VJET ARSIM NË GJUHËN AMTARE MAQEDONASE NË SHQIPËRI” KONFERENCË SHKENCORE E BASHKORGANIZUAR NGA UNIVERSITETI “FAN S. NOLI” ME SHOQATËN MAQEDONASE “SONCE” DHE ME RRJETIN PËR PROMOVIMIN E DIVERSITETIT LINGUISTIK, BRUKSEL