ZBATIMI I PROGRAMIT MËSIMOR DUAL (MËSIM & PRAKTIKË PROFESIONALE) NË MENAXHIM AGROBIZNESI, I CILI APLIKOHET PËR HERË TË PARË SIPAS MODELIT EVROPIAN ISHTE TEMA E NJË TRYEZE TË RRUMBULLAKËT TË ORGANIZUAR NË FAKULTETIN E BUJQËSISË ME PJESËMARRJEN E DREJTUESVE TË INSTITUCIONEVE QË KANË NË FOKUS BUJQËSINË NË RAJONIN E KORÇËS DHE TË SHKOLLAVE TË MESME, ME PËRFAQËSUES TË BIZNESEVE TË RAJONIT, PEDAGOGË, STUDENTË E TË FTUAR TË TJERË

Në datën 23 nëntor 2021, në mjediset e Fakultetit të Bujqësisë u zhvillua një tryezë e rrumbullakët me temë “Implementimi i programit mësimor DUAL (mësim & praktikë profesionale) në “Menaxhim Agrobiznesi”, i cili aplikohet për herë të parë sipas modelit evropian. Në fjalën e hapjes dekani i FB, prof. as. dr. Gjergji Mero theksoi se kjo është një nismë e departamentit të Agrobiznesit, me prioritet ndërkombëtarizimin e kurrikulave, duke i përafruar ato me modelet më të mira të BE. Ai vuri në dukje se ndërthurrja e teorisë me praktikën mësimore, që aktualisht ëshët vënë në zbatim me studentët e vitit I në këtë department ka rezultuar të jetë nje model i suksesshëm në universitetet më të mira. Sipas tij   qëllimi është që ky projekt të ketë vazhdimësi dhe pse jo të bëhet model edhe për programet e tjera te studimit. Nisma e ndërmarrë nga departamenti i Agrobiznesit është përkrahur edhe nga rektori i Universitetit “Fan S. Noli”, prof. dr. Dhimitri Bello, i cili përgëzoi Fakultetin e Bujqësisë, duke vënë në dukje se ky fakultet është ngritur mbi bazën e Institutit të Lartë Bujqësor që sivjet mbush 50 vite nga krijimi i tij: “Sot ndihet nevoja për ndërthurrjen e teorisë me praktikën dhe është mirë të provojmë. Vlerësoj  praninë e aktorëve lokalë në këtë takim që mund të  shërbejë edhe si ndërgjegjësim për maturantët e rajonit të Korçës që të zgjedhin programet e Universitetit “Fan S. Noli”.  Shpreh bindjen se nisma për zbatimin e kurrikulës DUAL do të bëhet model edhe për programe të tjera”.

Më pas pedagogu, dr. Dorjan Marku prezantoi në mënyrë të detajuar zbatimin e këtij modeli në programin e  studimit “Menaxhim Agrobiznesi”, duke theksuar se pika e fortë e tij është zhvillimi i praktikës profesionale për 10 muaj brenda ciklit të studimit “Bachelor” në biznese dhe institucione publike dhe private në nivel qëndror dhe lokal.

 Nisma u përshëndet edhe nga të pranishmit. të cilët dhanë mendime dhe diskutuan në lidhje me  atë se deri në çfarë mase programet e studimit në fushën e agrobiznesit, i përgjigjën kërkesave dhe nevojave të tregut të punës; çfarë rëndësie merr  praktika profesionale në cilësinë e arsimit të lartë dhe sfidat e punësimit të të rinjve; mënyrat e bashkëpunimit midis sektorit privat/publik  dhe Universitetit, për realizimin e praktikave mësimore-profesionale; cili është roli i institucioneve publike në nivel lokal dhe qëndror në inkurajimin e bashkëpunimit midis universitetit dhe bizneseve dhe cilat mund të jenë format e mbështetjes; a është modeli DUAL një model premtues për përmirësimin e aspekteve praktike të studentëve etj.

Ndërsa shprehu kënaqësinë për sa u arrit nga ky takim dhe duke i uruar suksese kësaj nisme profesor Gjergji Mero tha se në këtë kuadër do të ketë edhe mjaft takime e diskutime të tjera. 

Previous Post
NË KUADËR TË DITËVE ERASMUS+ U ZHVILLUA NË DEPARTAMENTIN E GJUHËVE TË HUAJA NJË TAKIM NË TË CILIN U PREZANTUA PROJEKTI VALEU-X, KU BËN PJESË EDHE UNIKO
Next Post
STAFI I REKTORATIT TË UNIKO I BASHKOHET NISMËS “KOVAT BLU” NË NDIHMË TË TË MOSHUARVE TË VETMUAR NË KORÇË

Accesibility Adjustments

Choose the right accessibility profile for you
OFF ON
Highlight Links Highlights all the links on the site!
OFF ON
Pause Animations Animations will be paused on the site!
OFF ON
Dyslexia Font Dyslexia Font will be applied on the site!
OFF ON
Hide Images All images will be hidden on the site!
Choose the right accessibility profile for you
Adjust Font Sizing
Default
High Saturation
High Contrast
Light Contrast
Dark Contrast
Adjust Letter Spacing
Default
Adjust Line Height
Default
Speak Mode
Align Center
Align Left
Align Right