“VEPRIMTARIA VJETORE E SPORTIT UNIVERSITAR PËR VITIN 2022 U PREZANTUA NË UNIVERSITETIN “FAN S. NOLI”  

Në datën 21 dhjetor 2022, Universiteti “Fan S. Noli” zhvilloi një takim të veçatë në të cilin u prezantua “Veprimtaria Vjetore e Sportit Universitar” për vitin 2022. Në mjediset e Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë ishin të pranishëm drejtues të Universitetit, pedagogë e studentë, si dhe prefekti i Qarkut, z. Nertil Jole. Takimin e përshëndeti fillimisht prof. as. dr. Jonela Spaho, dekan i FEF, e cila përgëzoi organizatorët dhe studentët pjesëmarrës në veprimtaritë e ndryshme sportive, në të cilat kanë bërë paraqitje mjaft dinjitoze, duke u vlerësuar edhe me çmime të vendeve të para e trofe. Gjithashtu, ajo vuri theksin edhe në rëndësinë që ka sporti për shëndetin dhe mirëqenien e njeriut.

Më pas, takimin e përshëndeti prefekti i Korçës, z. Nertil Jole, i cili falënderoi drejtuesit e Universitetit për punën e tyre në shfrytëzimin e mjedisit universitar, jo vetëm për qëllimin akademik, por edhe për krijimin e një fryme sportdashëse në mesin e të rinjve dhe ngritjen në një nivel akoma më të lartë të jetës sportive në një qytet sportdashës siç është Korça. Ai nënvizoi angazhimin dhe vëmendjen e institucionit të Prefektit të Qarkut, për t’i qëndruar gjithmonë pranë Universitetit “Fan S. Noli”, në veprimtaritë shkencore dhe sportive që realizon.

Zëvendësrektoi për mësimin, dr. Arto Adili themeluesi dhe drejtuesi i Shoqatës Sportive Universitare “Fan S. Noli” bëri më pas një prezantim të detajuartë pjesëmarrjeve të ekipeve të studentëve tanë në veprimtari e kompeticione të ndryshme, ku jo vetëm kanë përfaqësuar denjësisht Universitetin e Korçës por kanë marë edhe vlerësime të larta në disiplina si futbolli, volejbolli, handbolil, tenisi, atletika, noti dhe shahu. Ai përgëzoi në veçanti edhe pedagogët e programit të studimit “Edukimit Fizik dhe Sporte” që kanë qenë të angazhuar me pasion në të gjitha këto veprimtari përtej rolit të tyre funksional.

Pedagogu dr. Eriseld Kalemaj u ndal në disa veprimtari të veçanta që lidhen me Hiking dhe angazhimin e studnetëve në të, ndërsa  përgjegjësja e departamentit të Edukimit, dr. Albina Pajo, nënvizoi se ky angazhim dhe këto arritje na bëjnë krenarë, duke e ngitur edhe më lart emrin e këtij Universiteti.

Previous Post
BIBLIOTEKA SHKENCORE DHE DEPARTAMENTI I EDUKIMIT NË BASHKËPUNIM ME AMBASADËN E HOLLANDËS, TIRANË ZHVILLUAN NJË VEPRIMTARI NDËRGJEGJËSUESE NË KUADËR TË 16 DITËVE TË AKTIVIZMIT KUNDËR DHUNËS ME BAZË GJINORE, SI DHE TË DITËS NDËRKOMBËTARE TË TË DREJTAVE TË NJERIUT
Next Post
“VEPRIMTARIA VJETORE E SPORTIT UNIVERSITAR PËR VITIN 2022 U PREZANTUA NË UNIVERSITETIN “FAN S. NOLI”  

Accesibility Adjustments

Choose the right accessibility profile for you
OFF ON
Highlight Links Highlights all the links on the site!
OFF ON
Pause Animations Animations will be paused on the site!
OFF ON
Dyslexia Font Dyslexia Font will be applied on the site!
OFF ON
Hide Images All images will be hidden on the site!
Choose the right accessibility profile for you
Adjust Font Sizing
Default
High Saturation
High Contrast
Light Contrast
Dark Contrast
Adjust Letter Spacing
Default
Adjust Line Height
Default
Speak Mode
Align Center
Align Left
Align Right