UNIVERSITETI “FAN S. NOLI” VIJON TË MBËSHTETË STUDENTËT E TIJ NË RRUGËN E NDËRKOMBËTARIZIMIT DHE ZHVILLIMIT PROFESIONAL

Në muajin mars 2025, studentët e Fakultetit të Bujqësisë, Seat Meto dhe Arbion Pertefllari morën pjesë në një trajnim me fokus shkëmbimin e njohurive dhe krijimin e biznesit të organizuar në Universitetin “Aldo Moro” të Barit, Itali në kuadër të projektit ILOFORDIGITAL – Interreg IPA South Adriatic 2021-2027, ku UNIKO është një nga institucionet partnere.

Trajnimi u fokusua në shkëmbimin e njohurive, krijimin e bizneseve të reja dhe transferimin e teknologjisë në tregun e punës. Gjatë këtyre tre ditëve, studentët tanë patën mundësinë të angazhohen në diskutime dhe ëorkshop-e me ekspertë të njohur në fushën e sipërmarrjes dhe inovacionit.

Në ditën e parë, morën pjesë në sesionet mbi rolet e universiteteve në zhvillimin e aftësive sipërmarrëse dhe dixhitale, ku u prezantuan strategjitë për tërheqjen e investitorëve dhe përkrahjen e startup-eve nga universitetet. Një ndër momentet më të rëndësishme ishte diskutimi mbi raportin e OECD-së “ITA.CON”, i cili trajton rëndësinë e bashkëpunimit midis universiteteve dhe shoqërisë për progresin ekonomik.

Në ditën e dytë, trajnimi u përqendrua në transferimin e teknologjisë dhe krijimin e biznesit, ku studentët eksploruan mënyrat për të shndërruar idetë e kërkimit shkencor në biznese të suksesshme. Ai patën mundësinë të punonin me Business Model Canvas, duke krijuar një model konkret për një ide biznesi të mundshme.

Në ditën e tretë, sesionet u përqendruan në mësimin përmes lojës dhe qasjen inovative për zhvillimin e aftësive strategjike, ku pjesëmarrësit morën pjesë në sfida dinamike që nxitën bashkëpunimin dhe kreativitetin. Sot Seat Meto e vlerëson këtë trajnim si një përvojë të jashtëzakonshme, e cila e ka ndihmuar të kuptojë më mirë rëndësinë e inovacionit, sipërmarrjes dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.

Ata shprehen se njohuritë dhe aftësitë e fituara gjatë këtij trajnimi do të jenë thelbësore për zhvillimin e tyre akademik dhe profesional, duke i motivuar të aplikojnë konceptet e mësuara në projekte të ardhshme.

Pjesëmarrja në këtë trajnim konfirmon përkushtimin e Universitetit “Fan S. Noli” për të mbështetur studentët e tij në rrugën e ndërkombëtarizimit dhe zhvillimit profesional.

 

Previous Post
CEREMONIA E NDARJES SË ÇMIMEVE-70 MEDALJE PËR MË TË MIRËT E OLIMPIADËS SË XIX TË MATEMATIKËS PËR STUDENTËT E UNIVERSITETEVE TË EVROPËS JUGLINDORE
Next Post
PREZENCA E MAGNEZIT NË LIQENET E LUKOVËS DHE LIDHJA E TYRE ME VLERAT SHËNDETËSORE ISHTE GJETJE E STUDIMIT NË KUADËR TË PROJEKTIT “BURIMET UJORE NË RAJONIN E KORÇËS: VLERAT MJEDISORE, TURISTIKE DHE SHËNDETËSORE”

Accesibility Adjustments

Choose the right accessibility profile for you
OFF ON
Highlight Links Highlights all the links on the site!
OFF ON
Pause Animations Animations will be paused on the site!
OFF ON
Dyslexia Font Dyslexia Font will be applied on the site!
OFF ON
Hide Images All images will be hidden on the site!
Choose the right accessibility profile for you
Adjust Font Sizing
Default
High Saturation
High Contrast
Light Contrast
Dark Contrast
Adjust Letter Spacing
Default
Adjust Line Height
Default
Speak Mode
Align Center
Align Left
Align Right