Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

UNIVERSITETI “FAN S. NOLI” REALIZOI PILOTIMIN E DY MODULEVE TË TRAJNIMIT MBI SIPËRMARRJEN PËR MËSUESIT E CIKLIT TË ULËT DHE PARASHKOLLOR DHE PËR MËSUESIT E ARSIMIT TË MESËM TË ULËT DHE TË MESËM TË LARTË TË ARSIMIT PARAUNIVERSITAR, ME  LEKTORE PROF. AS. DR MIRELA CINI DHE PROF. AS. DR. AIDA GABETA

Në datat 19-21  maj 2023, u realizua pilotimi i dy moduleve të trajnimit mbi sipërmarrjen për mësuesit e ciklit të ulët dhe parashkollor dhe për mësuesit e arsimit të mesëm të ulët dhe të mesëm të lartë të arsimit parauniversitar. Modulet e trajnimit u realizuan nga lektoret prof. as. dr Mirela Cini dhe prof. as. dr. Aida Gabeta.

Modulet  e trajnimit mbi sipërmarrjen, u ofruan nga Qendra e Formimit të Vazhduar, në kuadër të projektit EntrAL me mbështetjen e Programit të Bashkimit Evropian Erasmus +. Projekti ka si qëllim të rrisë ndërgjegjësimin sipërmarrës në institucionet arsimore shqiptare, duke synuar të sjellë një mendim sipërmarrës në nivelet universitare dhe shkollore, si dhe duke nxitur metodat e mësimdhënies sipërmarrëse dhe sjelljen sipërmarrëse.

Për dy modulet e ofruara u tregua mjaft interes nga mësuesit e të gjitha niveleve të arsimit  parauniversitar, duke përmbushur edhe një nga objektivat kryesorë të moduleve që ishte rritja e mendimit sipërmarrës në nivelin institucional përmes trajnimit të mësuesve.

Leave a Reply