UNIVERSITETI “FAN S. NOLI” PËRCJELL ME RESPEKT E MIRËNJOHJE NDARJEN NGA JETA TË AKADEMIKUT, PROF. NASHO JORGAQI, “DOCTOR HONORIS CAUSA” DHE BASHKËPUNËTOR I NGUSHTË I UNIVERSITETIT TONË

Bota akademike shqiptare dhe letrat shqipe kanë humbur një nga personalitetet më të njohur, pedagogun, akademikun dhe shkrimtarin Nasho Jorgaqi.

Profesor Nasho Jorgaqi “Doctor Honoris Causa” i Universitetit “Fan S. Noli” prej vitesh ishte një ndër bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë, duke dhënë kontributin e tij të çmuar në zhvillimin e këtij Universiteti.

Në vitin 2017 ai i dhuroi Universitetit tonë fondin unik të letërkëmbimeve të Fan Nolit, dokumenta dhe studime të tij, të cilat prof. Jorgaqi i mblodhi për 40 vjet me rradhë dhe që sot ndodhen në arkivin e Universitetit “Fan S. Noli”, në dispozicion të kërkuesve e studiuesve të ndryshëm.

Edhe Universiteti “Fan S. Noli” përcjell në këtë ditë respekt dhe mirënjohje për figurën e shquar të profesor Nasho Jorgaqit, i cili u nda nga jeta, duke lënë pas një sërë botimesh letrare, skenarë filmash, përkthimesh dhe botimesh shkencore. Ai do të mbahet mend nga studentët, bashkëpunëtorët e tij dhe nga lexuesit për veprat e mirënjohura, si:“Portrete dhe gjurmime”, “Antologji e mendimit estetik shqiptar”, “Udhëtim me Fan Nolin”, “Estetika e fjalës shqipe”, etj.

Studiues, prozator, poet, kritik, skenarist, prof. Nasho Jorgaqi edhe vitet e fundit të jetës i kaloi i “zhytur” në krijimtari.

Previous Post
FONDACIONI ALSAR DHUROI 176 LIBRA PËR BIBLIOTEKËN SHKENCORE TË UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI”
Next Post
VITI I RI AKADEMIK E GJEN UNIVERSITETIN “FAN S. NOLI” ME NJË QENDËR TË RE PËR INFORMIMIN E STUDENTËVE DHE TË INTERESUARVE TË TJERË, E CILA HAP DYERT NË DATËN 1 SHTATOR
Postimet e fundit