Në datën 24 janar 2023 në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Edukimit (Arsimit) Univesiteti “Fan S. Noli” organizoi një veprimtari ndërgjegjësuese mbi rolin dhe rëndësinë që ka arsimimi dhe edukimi në përgjithësi.
Në takimin e zhvilluar në mjediset e Fakulteit të Shkencave Natyrore dhe Shkencave Humane ishin të ftuar studentë e pedagogë, të cilët patën mundësinë të ndiqnin edhe referimet e përgatutara në kuadër të kësaj dite.Takimin e hapi zëvendësdekani i këtij fakulteti, phd. Jordan Jorgji, i cili prezantoi temën: “Rëndësia dhe Sfidat Globale të Edukimit”.
Më pas, në fjalën e saj, dr. Anjeza Vila, pedagoge pranëDepartamentit të Edukimit,prezantoi temën me titull: “Edukimi dhe Formimi Profesional”.
Doktor i Shkencave, dr. Redi Buzo, pedagog pranë Departamentit të Biologjisë dhe Kimisë u ndal në “Rëndësinë e rolit të Universitetit në Mbrojtjen dhe Edukimin Mjedisor në Shkollë”, ndërsa dr. Blerina Çeliku, pedagoge pranë Departamentit të Informatikës prezantoi punimin me titull “Roli i Edukimit dhe Teknologjisë”.
Gjithashtu, në këtë takim u dhanë mendime e ide edhe nga pedaogë të tjerë të ftuar, të cilët vunë në dukje rëndësinë që ka puna arsimore për të siguruar një arsim cilësor, gjithëpërfshirës dhe të barabartë në të gjitha nivelet.