Në datat 7-11 nëntor 2022 drejtues e pedagogë të Universitetit “Fan S. Noli” zhvilluan një vizitë në South-West University “Neofit Rilski”, Blagoevgrad, Bullgari.
Kjo vizitë u zhvillua me rastin e First International Staff Week me temë “Higher Education-Modern Perspectives- and Horizons” që u organizua nga ky Universitet.
Rektori, prof. dr. Dhimitri Bello dhe zëvendësrektori për Kërkimin dhe Marrëdhëniet me Jashtë, dr. Benita Stavre gjatë kësaj vizite zhvilluan edhe takime me drejtues e staf akademik të South-West University “Neofit Rilski”, me fokus bashkëpunimin ndërinstitucional.
Në këtë mobilitet pedagogët pjesëmarrës u përfshinë edhe në seanca mësimdhënieje në fushat e gjuhësise, gjuhëve të huaja dhe ekonomisë.





