UNIVERSITETI “FAN S. NOLI” LIDHI MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI ME INSTITUTIN E EDUKIMIT, TRASHËGIMISË DHE TURIZMIT

Në datën 30 maj 2022, Universiteti “Fan S. Noli” dhe Instituti i Edukimit, Tashëgimisë dhe Turizmit lidhën marrëveshje  bashkëpunimi mes tyre. Nënshkrimi i marrëveshjes u bë nga rektori, prof. dr. Dhimitri Bello dhe prof. as. dr. Ramiz Zekaj, Drejtor Ekzekutiv i IETT. Gjatë takimi të zhvilluar mes përfaqësuesve të të dy institucioneve u theksua se qëllimi është bashkëpunimi në veprimtari akademike, sociale, kulturore dhe për t`i ardhur në ndihmë shoqërisë në tërësi dhe rinisë në veçanti. Në fjalën e tij ndër të tjera Rektori shprehu bindjen se kjo marrëveshje do të gjejë mjaft fusha bashkëpunimi me fakultetet e Universitetit “Fan S. Noli”. Gjithashtu, palët vunë në dukje kontributin që do të japë në organizimin e eventeve të ndryshme në fushën e edukimit në arsimin e lartë dhe pas-universitar, në fushën e trashëgimisë kulturore e historike për ruajtjen e vlerave materiale e shpirtërore dhe në fushën e turizmit në të gjitha drejtimet sidomos në turizmin familjar, historik e kulturor, në Shqipëri dhe më gjerë. Suksese këtij bashkëpunimi i uroi edhe prof. dr. Nevila Nika, e cila përgëzoi Universitetin “Fan S. Noli” për suksesin dhe arritjet e deritanishme, ndërsa vuri theksin edhe në vlerat e patjetërsueshme historike dhe kulturore që mbart rajoni i Korçës.

Më pas, prezantimi i Revistës “Univers” ishte takimi që konkretizoi këtë marrëveshje, duke zyrtarizuar kështu fillimin e bashkëpunimit midis dy institucioneve. Drejtor Ekzekutiv i IETT, prof. as. dr. Ramiz Zekaj të pranishmit në këtë promovim, ndërsa i ftoti pedagogët dhe studentë të botojnë në rubrikat e kësaj reviste. Ai tha se kjo revistë ka për qëllim të publikojë trashëgiminë kulturore, si dhe arritjet më të fundit të disiplinave të ndryshme shkencore.

Disa kopje të revistës Instituti ia dhuroi Bibliotekës së Univeristetit “Fan S. Noli”.

Previous Post
NË UNIVERSITETIN “FAN S. NOLI” U ZHVILLUA TRYEZA E RRUMBULLAKËT ME TEMË: “INTEGRIMI I STUDENTËVE NË TREGUN E PUNËS”
Next Post
INSTITUTI I GJUHËSISË DHE I LETËRSISË PRANË AKADEMISË SË STUDIMEVE ALBANOLOGJIKE, NË BASHKËPUNIM ME FAKULTETIN E EDUKIMIT DHE FILOLOGJISË TË UNIVERSITETIT TË KORÇËS, ORGANIZOJNË PROMOVIMIN E REVISTËS “STUDIME FILOLOGJIKE”, SI EDHE PARAQITJEN E VEPRAVE TË PËRGATITURA NGA PUNONJËSIT SHKENCORË TË IGJL