UNIVERSITETI “FAN S.NOLI”, KORÇË MORRI PJESË NË TAKIMIN RAJONAL MES BIBLIOTEKAVE HORTIKULTURALE TË ORGANIZUAR NGA BIBLIOTEKA PUBLIKE “ST. KLIMENT OF OHRID”-BITOLA, KU NËNSHKRUAN EDHE MARRËVESHJEN E BASHKËPUNIMIT ME KËTË BIBLIOTEKË

Në datat 19-21 prill 2022, Universiteti “Fan S.Noli”, Korçë morri pjesë në takimin rajonal mes bibliotekave hortikulturale të organizuar nga Biblioteka Publike “ St. Kliment of Ohrid”-Bitola.

Bibliotekat hortikulturale janë një trend i ri në fushën e bibliotekonomisë, mbështetur nga Federata Ndërkombëtare e Bibliotekave dhe janë pjesë integrale e programeve të UNESCO-s, të cilat nxitin zhvillimin ekologjik të qyteteve.

Përfaqësuesit e Bibliotekave nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Serbia, Bonja dhe Hercegovina e Kroacia shkëmbyen përvojat mes tyre, si dhe morrën ide për shtrirjen e progaramit të bibliotekave në funksion të zgjerimit të rrjetit  të bibliotekave hortikulturale, pjese e se cilit është tashmë edhe Universiteti ynë.

Në këtë takim u bë edhe nënshkrimi i marrëveshjes së bashkëpunimit midis Universitetit “Fan S. Noli” dhe bibliotekës se Bitolas, duke parë nevojën për bashkëpunim, shkëmbimin e informacionit, literaturës, organizimin dhe promovimin e aktiviteteve të përbashkëta.

Ky koncept konsiston në marrjen, përdorimin dhe zbatimin praktik të njohurive të literaturës hortikulturale, si dhe në zhvillimin e veprimtarive të përbashkëta sa i përket natyrës së kësaj literature. Kjo është mënyra se si bibliotekat po përmirësojnë cilësinë e shërbimeve të tyre përmes shfrytëzimit më të madh të fondeve të bibliotekës dhe formimit të një ndërgjegjësimi pozitiv për rregullimin e hapësirës së punës dhe të jetesës, duke krijuar programe të reja bibliotekare. Kështu, bibliotekat bëhen një ndërmjetës i veçantë në ndërtimin e një jetese moderne dhe ekologjike, duke mundësuar akses më të shpejtë në veprimtari me natyrë kulturore.

Previous Post
UNIVERSITETI “FAN S. NOLI” MORI PJESË NË FAZËN E DYTË TË DEBATIT UNIVERSITAR
Next Post
UNIVERSITETI “FAN S.NOLI”, KORÇË MORI PJESË NË TAKIMIN RAJONAL MES BIBLIOTEKAVE HORTIKULTURALE TË ORGANIZUAR NGA BIBLIOTEKA PUBLIKE “ST. KLIMENT OF OHRID”-BITOLA, KU NËNSHKRUAN EDHE MARRËVESHJEN E BASHKËPUNIMIT ME KËTË BIBLIOTEKË