UNIVERSITETI “FAN S.NOLI”, KORÇË MORI PJESË NË TAKIMIN RAJONAL MES BIBLIOTEKAVE HORTIKULTURALE TË ORGANIZUAR NGA BIBLIOTEKA PUBLIKE “ST. KLIMENT OF OHRID”-BITOLA, KU NËNSHKRUAN EDHE MARRËVESHJEN E BASHKËPUNIMIT ME KËTË BIBLIOTEKË

Në datat 19-21 prill 2022, Universiteti “Fan S.Noli”, Korçë mori pjesë në takimin rajonal mes bibliotekave hortikulturale të organizuar nga Biblioteka Publike “ St. Kliment of Ohrid”-Bitola.

Bibliotekat hortikulturale janë një trend i ri në fushën e bibliotekonomisë, mbështetur nga Federata Ndërkombëtare e Bibliotekave dhe janë pjesë integrale e programeve të UNESCO-s, të cilat nxisin zhvillimin ekologjik të qyteteve.

Përfaqësuesit e Bibliotekave nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Serbia, Bonja dhe Hercegovina e Kroacia shkëmbyen përvojat mes tyre, si dhe morrën ide për shtrirjen e progaramit të bibliotekave në funksion të zgjerimit të rrjetit të bibliotekave hortikulturale, pjese e se cilit është tashmë edhe Universiteti ynë.

Në këtë takim u bë edhe nënshkrimi i marrëveshjes së bashkëpunimit midis Universitetit “Fan S. Noli” dhe bibliotekës se Bitolas, duke parë nevojën për bashkëpunim, shkëmbimin e informacionit, literaturës, organizimin dhe promovimin e aktiviteteve të përbashkëta.

Ky koncept konsiston në marrjen, përdorimin dhe zbatimin praktik të njohurive të literaturës hortikulturale, si dhe në zhvillimin e veprimtarive të përbashkëta sa i përket natyrës së kësaj literature. Kjo është mënyra se si bibliotekat po përmirësojnë cilësinë e shërbimeve të tyre përmes shfrytëzimit më të madh të fondeve të bibliotekës dhe formimit të një ndërgjegjësimi pozitiv për rregullimin e hapësirës së punës dhe të jetesës, duke krijuar programe të reja bibliotekare. Kështu, bibliotekat bëhen një ndërmjetës i veçantë në ndërtimin e një jetese moderne dhe ekologjike, duke mundësuar akses më të shpejtë në veprimtari me natyrë kulturore.

Previous Post
UNIVERSITETI “FAN S.NOLI”, KORÇË MORRI PJESË NË TAKIMIN RAJONAL MES BIBLIOTEKAVE HORTIKULTURALE TË ORGANIZUAR NGA BIBLIOTEKA PUBLIKE “ST. KLIMENT OF OHRID”-BITOLA, KU NËNSHKRUAN EDHE MARRËVESHJEN E BASHKËPUNIMIT ME KËTË BIBLIOTEKË
Next Post
“DIXHITALIZIMI I BUJQËSISË”-LEKSION I HAPUR ME STUDENTË TË FAKULTETIT TË BUJQËSISË, I FTUAR PROF. AS. DIMO ATANASOV I UNIVERSITETIT BUJQËSOR, PLOVDIV, BULLGARI