Në datën 20 prill 2022 në kuadër të marrëveshjes institucionale të bashkëpunimit nënshkruar së fundmi me Universitetin Bujqësor të Plovdiv-it, Bullgari, profesori i asociuar Dimo Atanasov lektor në këtë Universitet mbajti një leksion të hapur online për studentët e programeve “Master” të Fakultetit të Bujqësisë, Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë me temë: “Dixhitalizimi i bujqësisë”. Studentët dhe pedagogët e FB që e ndoqën këtë leksion shprehën dëshirën dhe kënaqësinë që në vazhdimësi të mbahen leksione të tjera online, ku të trajtohen tema të ndryshme nga lektorë të Universitetit Bujqësor të Plovdiv-it për studentët e Universiteti tonë.