Në datën 25 prill 2023, Universiteti “Fan S. Noli” pranohet si anëtar me të drejta të plota i Federatës Evropiane të Sportit Universitar (EUSA).
Në një postim në rrjetet e saj zyrtare, EUSA i uron mirëseardhjen Universitetit “Fan S. Noli” dhe njëkohësisht publikon pjesëmarrjen e suksesshme të të tij në disiplinën e volejbollit në Lojërat Evropiane që u zhvilluan në Lodz të Polonisë në Korrik, 2022.
Për Shoqatën Sportive Studentore të Universitetit “Fan S. Noli” sfidat e radhës janë pjesëmarrja në Kampionatin Evropian Universitar të futbollit që do të zhvillohet në Tiranë dhe në Kampionatin Evropian të Volejbollit që do të zhvillohet në Braga, Portugali.


