Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

UNIVERSITEIT “FAN S. NOLI” MORI PJESË NË KONFERENCËN E ORGANIZUAR NGA AKADEMIA E STUDIMEVE TEOLOGJIKE, NË NDER TË AKADEMIKUT GREK TË SHKENCAVE POLITIKE PASCHALIS M. KITROMILIDES QË U ZHVILLUA NË GREQI 

Në datat 3-4 nëntor 2023, në nder të akademikut grek të shkencave politike Paschalis M. Kitromilides, Akademia e Studimeve Teologjike zhvilloi në Volos të Greqisë konferencën ndërkombëtare me temë: “Gjeografia kulturore në kohët moderne: Iluminizmi modern grek, nacionalizmi dhe Kisha Ortodokse”.

Universiteti “Fan S. Noli” u përfaqësua në këtë konferencë me zëvendësdekanin e Fakultetit të Shkencave Natyrore dhe Shkencave Humane, phd. Jordan Jorgji, i cili si drejtues i një prej gjashtë paneleve të kësaj konference u ndal në kontributin e akademikut Kitromilides në analizën e teorisë politike, veçanërisht në studimet që lidhen me idetë e Iluminizmit. “Ishte akad. Kitromilides ai që e vendosi figurën e “Fan S. Nolit” në qendër të hapësirës kulturore të Ballkanit, për sa i përket proceseve shtet-formuese dhe modernizuese”. Gjithashtu, phd. Jorgjji informoi të pranishmit me partneritetet që Universiteti “Fan S. Noli” ka me universitetet greke në të mirë të bashkëpunimit dhe ndërkombëtarëzimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë, si dhe bëri të ditur se përkthimi i një prej librave të shumtë të akademikut Kitromilides, i njohur ndërkombëtarisht në fushën e historisë së mendimit politik do të botohet së shpejti në gjuhën shqipe.

Gjatë qëndrimit në këtë konferencë, zëvendësdekani Jorgji kontaktoi edhe me zëvendësrektorin e Universitetit Kombëtar dhe Kapodistrian të Athinës, prof. Christos Karagiannis, si dhe me profesorë nga universitetet e tjera greke, të cilët folën për mundësi bashkëpunimi me Universitetin “Fan S. Noli” të Korçës.

Leave a Reply