Në datën 18 nëntor në mjediset e Rektoratit u zhvillua një takim në kuadër të bashkëpunimit midis Universitetit “Fan S. Noli” dhe Universitetit “Ovidius” i Konstantas të Rumanisë. Në takim ishin të pranishëm drejtues të të dy institucioneve: zëvendësrektori për projektet dhe shkencën, UNIKO, dr. Benita Stavre, zëvendësrektori për mësimin, dr. Arto Adili, dekani i FEF, prof. as. dr. Jonela Spaho dhe përgjegjësi i departamentit të Gjuhëve të Huaja, phd. Daniela Stoica, si dhe delegacioni i Universitetit “Ovidius” i përbërë nga prof. as. dr. Kristina Dafinoju, prof. as dr. Vioronica Nedelcu dhe lektore, dr. Laura Pascale. Diskutimet u fokusuan në veprimtaritë e përbashkëta që do të zhvillohen në kuadër të kësaj marrëveshjeje. Zëvendësrektorja, dr. Benita Stavre u shpreh se ky partneritet mbështetet mbi një bazë konkrete bashkëpunimi, duke theksuar se ai mund të fillojë me shkëmbime të stafit e studentëve në kuadër të programit Erasmus+ që fillon së shpejti. Gjithashtu, ajo nënvizoi faktin se në UNIKO është ngritur dhe funksionon edhe Qendra Ndërdisiplinore për Studime Ballkanike, duke e parë si mjaft të rëndësishëm edhe kontributin që mund të japin pedagogët e Universitetit “Ovidius” në konsolidimin e mëtejshëm të saj. Miqtë nga Rumania vlerësuan pritjen dhe njëkohësisht rolin e veçantë që do të ketë ky bashkëpunim në ndërkombëtarizimin e Universitetit, çka është edhe një ndër prioritetet e Universitetit që ata përfaqësojnë. Në takim u diskutua edhe për veprimtari konkrete që mund të zhvillohen në këtë kuadër, ku prof. as. dr. Veronica Nedelcu u shpreh se, duke përfituar nga përvoja online, këto veprimtari mund të organizohen edhe në formë hibride.
UNIKO LIDHI MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI ME UNIVERSITETIN “OVIDIUS” TË RUMANISË
Previous Post
NË KUADËR TË BASHKËPUNIMIT ME INSTITUCIONET E ARTIT DHE TË KULTURËS, UNIVERSITETI “FAN S. NOLI” NËNSHKROI MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI ME BIBLIOTEKËN “THIMI MITKO”, KORÇË DHE ME MUZEUN KOMBËTAR TË ARTIT MESJETAR
Next Post
UNIKO LIDH MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI ME UNIVERSITETIN “OVIDIUS” TË RUMANISË