Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

UNIKO DHE UNIVERSITETI “ISMAIL QEMALI”, VLORË ZHVILLUAN NJË VEPRIMTARI TË PËRBASHKËT SPORTIVE NË KUADËR TË BASHKËPUNIMIT MES    DY INSTITUCIONEVE

Nё datën 24 tetor 2020 në mjediset e “Qytezës së Fëmijëve” në Korçë u zhvillua ndeshja miqёsore e futbollit midis ekipit të Universitetit “Fan S. Noli” dhe ekipit tё futbollit tё Universitetit “Ismail Qemali” tё Vlorёs, e cila erdhi edhe në kuadër të bashkëpunimit midis dy institucioneve. Kjo veprimtari sportive bëri bashkë veteranë të futbollit korçar dhe atij vlonjat, pedagogё dhe studentë të UNIKO dhe Universitetit “Ismail Qemali”, artistë të njohur shqiptarë etj. Ndeshja e pare miqësore përfundoi në barazim 2-2, ndërsa ndeshja e kthimit do tё luhet nё Vlorё mё 28 nёntor. Pedagogia e Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë, prof. as. dr. Irena Nikaj si pjesë e grupit organizator, u shpreh se veprimtari të tilla sjellin shkëmbim përvojash mes njëri –tjetrit, aq më tepër kur organizohen edhe në ditë ngjarjesh të shënuara historike të vendit tonë.

Leave a Reply