“20 UDHËRRËFYES TURISTIKË LOKALË PËR QARKUN KORÇË”-CEREMONIA E NISJES SË PROJEKTIT MIDIS UNIKO DHE KËSHILLIT TË QARKUT KORÇË “20 UDHËRRËFYES TURISTIKË LOKALË PËR QARKUN KORÇË”

Në datën 20 shtator 2025 në mjediset e Këshillit të Qarkut Korçë u zhvillua ceremonia zyrtare e hapjes së programit “20 Udhërrëfyes Turistikë Lokalë për Qarkun Korçë” një projekt i përbashkët i Universitetit “Fan S. Noli” dhe Këshillit të Qarkut Korçë.

Në takim morën pjesë 20 kursantët fitues pas përzgjedhjes në bazë të kritereve të vendosura për aplikim, si dhe staf akademik nga UNIKO, i cili do të zhvillojë procesin mësimor të këtij programi.

Urimet më të mira përcollën për pjesëmarrësit kryetari i Këshillit të Qarkut Korçë, z. Erjon Nexhipi dhe rektori i UNIKO, prof. dr. Lorenc Ekonomi, duke i uruar njëkohësisht suksese edhe këtij bashkëpunimi ndërinstitucional.

“Së bashku filluam këtë rrugëtim sa të bukur po aq edhe frytdhënës.

Përmes projektit “20 Udhërrëfyes Turistikë Lokalë për Qarkun Korçë”, 20 të rinj nga qarku do të trajnohen dhe certifikohen si udhërrëfyes turistikë, duke u bërë ambasadorë të historisë, kulturës dhe mikpritjes sonë”.

Dita e parë e programit vijoi edhe me urimet e stafit akademik, si dhe me udhëzime e leksione të përgatitura nga pedagogët e departamentit të Histori-Gjeografisë, FEF.

Previous Post
U PREZANTUAN REZULTATET E STUDIMIT TË TREGUT NË KUADËR TË PROJEKTIT: “MUNDËSIA E PUNËSIMIT NË TREGUN BANKAR DHE JOBANKAR NË RAJONIN E KORÇËS TË STUDENTËVE TË DIPLOMUAR NË FAKULTETIN E EKONOMISË. FORCIMI I BASHKËPUNIMIT ME TREGUN E PUNËS NË FUNKSION TË PËRMIRËSIMIT TË KURRIKULAVE DHE RRITJES SË KOMPETENCAVE TË STUDENTËVE”
Next Post
Hapet thirrje për mobilitet stafi në Universitetin Aldo Moro të Barit, Itali

Accesibility Adjustments

Choose the right accessibility profile for you
OFF ON
Highlight Links Highlights all the links on the site!
OFF ON
Pause Animations Animations will be paused on the site!
OFF ON
Dyslexia Font Dyslexia Font will be applied on the site!
OFF ON
Hide Images All images will be hidden on the site!
Choose the right accessibility profile for you
Adjust Font Sizing
Default
High Saturation
High Contrast
Light Contrast
Dark Contrast
Adjust Letter Spacing
Default
Adjust Line Height
Default
Speak Mode
Align Center
Align Left
Align Right